• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mediat ndërkombëtare jehonë ndarjes nga jeta të kryepeshkopit Anastas: I njohur për aftësinë për të ndërtuar ura mes feve të ndryshme

January 25, 2025
in Aktualitet

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Agjensia e lajmeve Reuters ka vënë në pah rolin e Janullatos në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist dhe përkushtimin e tij për dialogun ndërfetar.

“Ai u zgjodh të udhëhiqte Kishën në vitin 1992 pas rënies së regjimit komunist që kishte ndaluar fenë për dekada. Gjatë udhëheqjes së tij, ai u angazhua si mbështetës i zëshëm i dialogut ndërfetar dhe ndihmoi të varfrit dhe të dëbuarit,” shkruan Reuters.

Në raportim, agjencia ka dhënë detaje dhe nga trajtimi i tij shëndetësor, duke sqaruar se Kryepeshkopi u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë për grip, por gjendja e tij u përkeqësua, duke çuar në transferimin e tij në Athinë me një avion ushtarak.

Janullatos ndërroi jetë këtë të shtunë nga dështimi i shumëfishtë i organeve në spitalin Evangelismos.

France 24, në artikullin e saj, ka theksuar aftësitë diplomatike dhe përpjekjet e Kryepeshkopit për të mbrojtur të drejtat e njeriut gjatë tri dekadave të shërbimit të tij në Shqipëri.

Artikulli vë në dukje: “Anastasios, i lindur në Pire, ishte një figurë karizmatike dhe diplomatike, i njohur për qëndrimin e tij të butë dhe aftësinë për të ndërtuar ura mes feve të ndryshme. Ai ringjalli Kishën Ortodokse në një vend me shumicë myslimane dhe udhëhoqi me përkushtim për dekada.”

France 24 ka rikujtuar sfidat shëndetësore të Kryepeshkopit vitet e fundit, duke përfshirë trajtimet në Athinë dhe përballjen me COVID-19 në vitin 2020, kur ai qëndroi për 12 ditë në spital.

Mediat theksojnë trashëgiminë shpirtërore dhe diplomatike që Kryepeshkopi Anastas la pas, si një figurë që luajti një rol të rëndësishëm në historinë moderne të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe në ndërtimin e bashkëjetesës paqësore mes feve në rajon.

Next Post

Qytetet e Gjermanisë "ziejnë" nga protestat, dhjetëra mijëra njerëz protestojnë kundër AfD-së dhe të djathtës ekstreme

I mbijetoi masakrës së Hamasit duke u fshehur nën trupin e një gruaje të pajetë, kjo është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion

Vjen zyrtarizimi, klubi amerikan prezanton Uzunin: Myrto është i gjelbër!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved