Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është shprehur se rezultati i votimit elektronik në Njësinë 10 në Tiranë dhe në Vorë do të publikohet paraditen e së hënës, pasi partitë politike kanë kërkuar që ai të publikohet pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale.
“U dakordësuam me të gjitha palët politike për votim elektronik te Njësia 10 dhe Bashkia e Vorës.
Kemi vlerësuar që të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultatit të votimit në Njësinë 10 dhje Bashkinë e Vorës pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për qendrat e votimit apo për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale.
Pra, këtë rezultat do ta kemi nesër në mëngjes rreth orës 8 ose 9” – tha Celibashi.