• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Meta del hapur: Endërron të marrë frenat e opozitës sapo të lërë Presidencën…nëse nuk i vendosen prangat

October 4, 2021
in Aktualitet, Debat

Ilir Meta ka dhënë sinjale se po synon të marrë frenat e opozitës. Gazeta e tha edhe pak ditë më parë se Berisha synon të largojë Bashën dhe t’i japë Metës frenat e partisë. Ndërsa presidenti ka dalë hapur për këtë skenar.

Të shtunën Meta deklaroi se nuk do të lejojë që vendi të mbetet pa opozitë. E thënë më troç presidenti paralajmëroi se do të tentojë të marrë opozitën pas largimit nga Presidenca. Sipas presidentit, shqiptarët nuk do ta lejojnë skenarin e një Shqipërie pa opozitë që u takojnë kontinenteve të tjera. Në këtë mënyrë ai konfirmoi aleancën me Berishën për të larguar Bashën.

“Jam i bindur që nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në modele që i takojnë jo vetëm një kontinenti tjetër, por përkundrazi, shqiptarët kanë potencial për të ecur para dhe këtë e realizon demokracia e vërtetë”, tha Meta. I pyetur mbi “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha, ai zgjodhi të mos i komentojë edhe pse nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen për ish-kryeministrin.

“Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet t’i zhvillojnë debatet e brendshme në mënyrë demokratike. Demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, këtë e kemi mësuar në këto 3 dekada, ajo ka ulje ngritjet e saj.

Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të shtetit të së drejtës”, tha ai. Sa u përket akuzave të Berishës për një bashkëpunim Rama-Basha, presidenti preferoi të mos përfshihej teksa tha se kjo çështje të gjykohet pas 24 korrikut. “Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve. Ato do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut, vazhdimisht. Janë çështje të tyre, mjaftojnë të respektojnë Kushtetutën”, tha ai.

Nga ana tjetër Meta u ndal edhe tek çështja e shkarkimit për të cilën u shpreh se nuk ekziston një çështje e tillë në Venecia. Ai tha se nuk është aspak i shqetësuar pasi sipas tij mënyra sesi ai është sjellë ka qenë në respekt të Kushtetutës. Presidenti tha se veprimtaria e tij është sulmuar gjithmonë në mënyrë armiqësore nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Sipas Metës, nëse qeveria do ta kishte dëgjuar sa u përket zgjedhjeve vendore apo Gjykatës Kushtetuese, sot do të ishin çelur negociatat.

“Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar, sepse sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës. Jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me proceset e integrimit. Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë nëse do ishte marre në konsideratë Presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese”, tha ai./SOT

Next Post

Klosi nxjerrë zbuluar Saliun: Berisha është i lodhur dhe s’ka këllqe t’i marrë Bashës partinë, e presin një mal me telashe! Meta prej vitesh ka synuar të marrë frenat e opozitës por ...

Spaho i përgjigjet Salianjit: Je kthyer në mitraloz të partisë, bëj kujdes me telefonatat se të kanë përgjuar të gjithë

Avioni i rrëzuar në Kelmend, kryeplaku i fshatit: Personat në avion flisnin shqip. Mjeti u përplas me disa pemë, ra në livadh

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved