• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Meta po ndjek lojën e Berishës: Për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës! Pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

November 29, 2021
in Aktualitet, Debat

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehet i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta janë bërë bashkë për të rrëzuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ditët e fundit presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha i kanë shpallur luftë të hapur kryedemokratit Basha, duke shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të tij. Ndërkohë nga ana tjetër edhe zoti Basha nuk ka qëndruar indiferent, pasi ua ka numëruar një për një bëmat dyshes Meta-Berisha.

Por për të mësuar më shumë rreth kësaj përplasje, gazeta “SOT” bisedoi ditën e djeshme me ish-kreun i SHISH, i cili u shpreh dje se Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve. Sipas zotit Klosi, binomi Berisha-Meta nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës. “Ilir Meta mesa duket e ka kuptuar se nuk ka çfarë të bëjë më dhe është hedhur në sulm kundër Lulzim Bashës.

Meta po e sulmon Bashën, pasi po bën lojën e Berishës, sepse të dy janë bashkë në këtë aksion. Kështu që duke i hapur luftë nga të gjitha frontet, Berisha dhe Meta përmes presionit, dëshirojnë dhe synojnë që Luli të ikë me të mirë, duke dhënë dorëheqjen. Kaq e thjeshtë është kjo punë.

Pasi po ta shikosh me kujdes, Meta dhe Basha nuk janë kundërshtarë tamam, por armiq dhe gjithë loja po bëhet për të hequr Lulin dhe kapur kreun e opozitës”, deklaroi ai.

Klosi: Meta president politik, ka pazare me Berishën

Më tej ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi akuzoi kreun e shtetit, Ilir Meta se ka qenë një president i njëanshëm dhe se pavarësisht këtij posti, ai ka qenë kryetar “de fakto” i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas tij, Meta dhe Berisha kanë një aleancë të vjetër mes tyre, ku në mes janë interesat që i bashkojnë. “Presidenti Ilir Meta, edhe pse ka qenë në krye të shtetit, asnjëherë s’ka qenë mbi palët, por ka qenë kreu i vërtet i LSI dhe aleat i Sali Berishës. Meta dhe Berisha janë bashkë prej shumë kohësh, pasi kanë interesa dhe pazare që i lidhin. Në këto 4 vite LSI-në, nuk e ka drejtuar Monika Kryemadhi, por vetë Ilir Meta”, u shpreh ai.

Pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Duke komentuar sherrin Basha-Berisha, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi theksoi për gazetën “Sot”, se pas 11 dhjetorit Partia Demokratike rrezikon të shkojë drejt përplasje mes anëtarësisë demokrate, ku mbështetësit e ish-kryeministrit do t’iu tregojnë “muskujt” atyre që mbështesin kreun e PD. “Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë hyrë tashmë në luftë me njëri-tjetrin. Basha dhe Berisha janë në luftë.

Nga kjo pikëpamje dua të theksoj se lufta nuk bëhet vetëm me armë, por edhe me kërcënime. Berisha këtë qëllim ka qe të trembë Bashën, në mënyrë që ky i fundit të japë dorëheqjen. Në këtë luftë, Saliu ka në mbështetje edhe Ilirin. Por problemi qëndron se jemi para dy Kuvendeve dhe dihet që Berisha ka shumë mbështetje dhe nisur nga deklaratat që ka bërë, duke e kërcënuar Lulin me ushtarë, mendoj se do të kemi përplasje.

Po ashtu, mendoj se Berisha dhe Basha do të përfundojnë në gjykatë për të zgjidhur punën brenda PD”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

Next Post

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Ish diplomati i Metës plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

"Jam xheloze se më pëlqen...."! Antonela e BBV i befason të gjithë me deklaratën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved