• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Miku e futi në shtëpi dhe i dha punë, por ai e ekzekutoi! Detaje nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, autori pranon krimin, por…

January 14, 2025
in Diaspora, Kronike

Marjan Pepa, 52 vjeç, u shpreh se preferon të qëndrojë në burg, ku ndihet i sigurt dhe i mbrojtur. Megjithatë, ai vazhdon të përsërisë se është ai që shkaktoi vdekjen e mikut të tij, Artan Kaja, i njohur si Toni. Viktima, një sipërmarrës shqiptar dhe pronar i një kompanie në Lunata, u vra me një plumb në kokë më 7 janar në Itali.

Pavarësisht arrestimit, Pepa refuzon të zbulojë motivet e aktit të rëndë. “Ai thotë që është i hutuar dhe nuk dëshiron të përgjigjet për vrasjen e bashkatdhetarit,” raportojnë mediat italiane. Madje, ai nuk ka ndarë detaje as me avokaten e tij.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Pepën, ndërsa autoritetet italiane vazhdojnë hetimet. Ende nuk është gjetur arma e përdorur për të vrarë Tonin. Karabinierët kanë kryer kontrolle në fabrikën e viktimës dhe pranë një zone jashtë varrezave, që mendohet se Pepa mund ta ketë përdorur për t’u larguar. Kjo zonë nuk mbulohet nga kamera survejimi, çka e bën të vështirë rindërtimin e ngjarjes.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që arma t’i jetë dorëzuar një personi të tretë, ndërsa po kërkohet edhe celulari i Pepës, që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit.

Dy bashkatdhetarët dikur ishin miq të ngushtë. Artan Kaja ndihmoi Pepën të sistemohej në Itali, duke i ofruar një vend për të jetuar dhe një punë si shofer kamioni. Por, me kalimin e kohës, marrëdhënia e tyre u përkeqësua.

Sipas burimeve, Pepa ndjeu zili për suksesin e Kajës, i cili kishte ndërtuar një biznes të vogël dhe një jetë të qëndrueshme familjare. Verën e kaluar, një konflikt shpërtheu mes tyre pas komenteve që Pepa bëri për bashkëshorten e Kajës. Situata u tensionua më tej kur Pepa humbi punën dhe fajësoi mikun e tij për gjendjen e tij të rënduar ekonomike. Pakënaqësitë e grumbulluara për vite u kthyen në hakmarrje fatale.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse vrasja ndodhi përballë apo nga pas, një detaj që mund të ndihmojë në rindërtimin e saktë të dinamikës. Megjithatë, për mediat italiane, brutaliteti i ngjarjes ngjan me një larje hesapesh në një kontekst kriminal.

Next Post

Përgjigjja agresive e Elon Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatori i Kanadasë, nuk ka rëndësi çfarë thua!

Shefi i NATO-s Mark Rutte: Ukraina nuk është mjaft e fortë për bisedimet e paqes tani

Inaugurimi i tij më 20 Janar si president i SHBA, Trump nuk fton presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved