• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Miqtë e Metës në Maqedoni në rrjesht për burg: Pas Nikola Gruevskit, prokuroria kopsit dosjen për Ali Ahmetin!

November 20, 2018
in Aktualitet, Diaspora

Prokuroria maqedonase duket se do të thellojë reprezaljen në politikën vendase. Dënimi i Nikola Gruevskit dhe arrestimi i një ministri nuk ishin të vetmet raste, pasi duket se “sëpata” e prokurores publike Katica Janeva do të prekë dhe shqiptarët. Ditën e djeshme ajo ka deklaruar se posedon dëshmi “me kualitet” për rastin “Regjistrimi”, ku të dyshuar kryesorë janë partnerët shumëvjeçarë, Ali Ahmeti dhe Nikola Gruevski.

Pra duket se pas goditjes së Gruevskit, tani radhën e ka kreu i BDI, Ahmeti. “Regjistrimi si lëndë është hapur moti kohë në fazë parahetimore. Gjatë kohë janë kërkuar biseda lidhur me këtë rast. Grumbullohej edhe dokumentacion, që në fillim nuk ishte e mundur, deri sa nuk ndryshoi pushteti. Zhvillohet hetim kualitativ dhe i mirë, këtë patjetër duhet ta pranoj. Ka dëshmi të mira dhe me kualitet.

Më tepër nuk mund të tregoj për opinionin, sepse gjykata është organi që e konfirmon akuzën, e pastaj do të dëgjojmë të gjithë së bashku se çka ka ndodhur”, ka deklaruar Janeva. Duke zbuluar një pjesë të rastit lidhur me dyshimet për këtë krim të kryer, Janeva thotë se Ahmeti dhe Gruevski mes tjerash janë koordinuar se si të anulohet regjistrimi në Kuvend. “Posedojmë edhe dëshmi materiale edhe biseda për atë lëndë, rreth asaj se si është biseduar që në Kuvend të anulohet regjistrimi. Në ndërkohë kemi marrë nën kompetenca edhe rastin “Maxhar Telekom” që zhvillohet në gjykatë.

Kjo është interesante për opinionin dhe më datë 27 mendoj se është caktuar seancë gjyqësore”, thekson Janeva. Te rasti “Regjistrimi”, të dyshuar kryesorë janë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski. Ata akuzohen se në mënyrë antiligjore e kanë ndërprerë regjistrimin e vitit 2011, nga frika se do të kishte implikime negative mbi karrierat e tyre politike. Ekspertët juridikë thonë se për këtë vepër, në rast se dëshmohet, ligji parasheh edhe dënim me burg.

Bien miqtë e Metës

Avokat Spartak Ngjela deklaroi pak ditë më parë se Nikola Gruevski është miku më i madh i presidenti Ilir Meta. Kreu i shteti ka pasur një sërë takimesh me të, ndërkohë pak kohë më parë mediat maqedonase hodhën akuza se po krijohej një klan kundër Zaev. Pjesë e klanit ishin Meta, Ahmeti dhe Gruevski. Por fakti që prokuroria po godet dhe Ali Ahmetin, do të thotë se po bien të gjithë miqtë e presidentit shqiptar në Maqedoni. Gruevski ishte i pari, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Ahmeti nëse ndaj tij del një urdhër arresti.

Akuzat e mediave maqedonase

Pak kohë më parë mediat dhe politikanët maqedonas dhanë alarmin se Presidenti shqiptar Ilir Meta ishte duke bashkëpunuar me subjekte të caktuara për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev. Agjencia e lajmeve “Zhurnal” dhe një sërë mediesh prestigjioze kanë raportuar se më 6 prill Ilir Meta ka bërë një vizitë të fshehtë në Maqedoni. Sipas tyre, ai është takuar në Kërçovë me kreun e BDI, Ali Ahmeti dhe më pas në Shkup me kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi, por dhe me ish-kreun e shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijallkovin, i cili është kushëri i Nikola Gruevskit dhe shërbeu gjatë qeverisë së tij. Ndërkohë kandidati i LSDM-së për kryetar komune në zgjedhjet lokale, Hadi Osmani lëshoi akuza./Kliti Topalli

Next Post

Qeveria thirrje banorëve të “Astirit”: Paraqituni në ARRSH për ankesat! Opozita i ndalon, i shtyn të protestojnë

“5 vite pa Sokol Olldashin”! Akuza therse e të vëllait për Berishën dhe Bashën: Ju jeni përgjegjës!

Francezët kundër "Elitë Macronizm-it" në distancë me shqiptarët e "protestë partitizmit"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved