• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mision i vështirë për “shërbetorët”: Njerëz që flasin për gjithçka e po këto fytyra na shfaqen në ekran, facebook, instagram…

February 8, 2018
in Aktualitet

A po jetojmë virtualisht, politikisht, portalisht…!?

Fjalët në titull nuk janë më të reja për fjalorin tonë të përditshëm. Rrjetet sociale duket se tek një pjesë e madhe e njerëzve kanë ndryshuar mënyrën se si mendojnë, gjykojnë, por edhe jetojnë…Tashmë, gjëja e parë që bëhet në mëngjes është… hapet celulari dhe futesh në Facebook. Aty merr vesh se çfarë ka ndodhur gjatë orëve që ke qenë në gjumë: kush është vrarë, çfarë kunje i ka futur X parti politike tjetrës, kush është ndarë nga burri apo gruaja, kush ka bërë sherr me kë dhe kështu… dita vazhdon duke lundruar sa në rrjetet sociale dhe sa në portale, të cilat tashmë nuk numërohen, aq shumë janë!

Gazetar-fanpage-portal- emision televiziv dhe…live now në kohë të lirë!

Këtë pasdite po lexoja në portale se gazetari Muç Nano fillon një emision të ri në ABC News. Po mendoja! Jemi një vend kaq i vogël dhe kemi kaq shumë ekrane me emisione politike-analitike. Këta që moderojnë emisione, në programet e kolegeve të tyre bëjnë rolin e  analistit, në faqet e Facebook-ut japin mendime, ndërsa në portale ku janë vetë pronar-drejtues-gazetar, mbajnë qëndrime editoriale. Sa mend dhe kohë që paskan!? Tani çdo gazetar ka, përveç emisionit, portalin e tij,  Fanpage në Facebook dhe Instagram. Portal ka Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Eni Vasili, çifti Rudina Xhunga dhe Dritan Hila, Artur Zheji… Janë dhe duan të jenë gjithandej në rrjet.

Tashmë, një pjesë e mirë e gazetarëve që kanë emisionet e tyre të politikës dhe aktualitetit në TV shqiptare, kanë 10-20 vite që shfaqen çdo ditë në ekran. Dhe jo vetëm në programet që drejtojnë. Ata (gazetarët-analist) vrapojnë sa në një studio te tjetra. Shpesh me të njëjtën veshje, pasi nuk u del koha të ndërrojnë as rrobat. Dhe nuk kanë faj! Paradite gatuajnë, në ekran gjithmonë. Pasdite ulen me ndonjë kolltuk (sa te Rudina në Klan, sa te Juli në Top) dhe rrëfejnë jetën e tyre apo edhe të të tjerëve, nuk është çudi.  Ndërsa në darkë, veshin kostum e kollare dhe merren me politikë dhe kronikë. Tregojnë se çfarë thonë “burimet” e tyre…

Me pak fjalë, këta njerëz flasin për gjithçka dhe këto fytyra na dalin kur hapim televizorin, Facebook-un, instagramin, portalet…Ndikojnë me mendimet e tyre dhe imponojnë në të njëjtën kohë. Është normale, janë emra të njohur dhe shumë njerëz i dëgjojnë me vëmendje. Por, lind pyetja, a kanë mëshirë, apo kanë një mision të caktuar me gjithë këtë prezencë virtuale?! Këtë nuk e di, por mund të them se jemi një popull që po jetojmë gjithmonë e më shumë virtualisht. Nga 2.8 milionë shqiptarë që jetojnë në vend, 2 milionë kanë adresë Facebooku. e.r./dita

Next Post

Pse opozita u kthye në “proamerikane”?!

Si i mori 35 milionë dollarë pa asnjë studim për rrugën? Zbulohen shkeljet e Xhikës

Për të qarë apo për të qeshur?! Batutat e Bashës, Berishës e Ramës, sot në Kuvend në një video

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved