• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mjeku Tritan Kalo i jep shuplakë politikës: Demokracia përfaqësuese direkte e këtij vullneti u vra ende pa lindur në dhjetor 1990

June 4, 2020
in Blog

Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka shpërthyer sërish ditën e djeshme ndaj politikës, duke i dhënë kësaj të fundit një shuplakë. Kalo është shquar gjatë pandemisë në mesazhet publike që ka bërë apo në videot që ai ka shpërndarë, për kritikat e tij ndaj kastës politike.

Kalo ka qenë mjaft kritik dhe nuk i ka kursyer sulmet ndaj politikanëve. Sakaq ditën e djeshme mjeku Tritan Kalo ka dhënë një mesazh për politikën, ndërkohë që palët po diskutonin për të arritur një konsensus për reformën zgjedhore. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kalo është shprehur se demokracia dhe vullneti i lirë nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, pasi sipas asaj që ka shkruar Kalo, demokracia mori fund ende pa lindur, duke iu referuar viteve ‘90-të. Sakaq ai ka theksuar se në vend drejtojnë të paditurit.

Sakaq mjeku Tritan Kalo shton në profilin e tij se në kohët kovidiane, sikurse i quan ai, vijojnë të krijohen hapësira të mëdha edhe për bëma jo të vogla. “Në “kohët covidiane” vijojnë të krijohen hapësira të mëdha edhe për bëma jo të vogla. 30 vite pas pluralizmit politik dhe ne ende sot nuk kemi asgjë të re, nga “Fronti” i Zgjedhjeve të Përfaqësuesve të vërtetë të vet Vullnetit të Popullit.

Demokracia përfaqësuese direkte e këtij vullneti u vra ende pa lindur në dhjetor 1990. Në shumicën e tyre, të paboshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, do të vijojnë të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike”, është shprehur Kalo. Më tej në postimin tij infeksionisti Kalo, duke iu drejtuar pushtetarëve dhe politikanëve, ka shkruar se vijon të mos ketë hapësira mbijetese të ndershmërisë.

“Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjaltë”, vijon të mos ketë hapësira mbijetese të ndershmërisë, të dijenxënies, të punëdashurisë, të atdhedashurisë dhe të të qenurit vetvetja rrënofshin ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, si varrmihëset përfundimtare të këtij vullneti! Rrënoftë partitokracia! Made in Albania”, është shprehur në postimin tij mjeku Kalo.

Next Post

Plas në opozitë/ Basha e Kryemadhi ngritje zëri e debate mes palëve, mosmarrëveshje për reformën zgjedhore

Publikohet video e rojes së shkollës në Babrru duke i kënduar fëmijëve: Oh zemër, zemër!

Procesi i rindërtimit, Arben Ahmetaj: Nga e premtja të prekurit nga tërmeti marrin lekët në dorë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved