Milani triumfoi minimalisht ndaj Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Serie A.
Kuqezinjtë iu falën golit të shënuar nga Modric, në atë që ishte realizimi i parë për kroatin në Itali.
Vlen të përmendet se ishte një arbitrim tendencioz kundër Milanit.
Në pjesën e parë fali një karton të kuq për miqtë, për faull ndaj Rabiot.
Në fraksionin e dytë, anuloi një penallti të Nkunku, në një rast tejet të diskutueshëm.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e pestë me gjashtë pikë të grumbulluara.