Drita do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës këtë sezon. Kampionët e Kosovës kanë mposhtur Diferdanzhin me rezultatin 0 me 1.
Goli i vetëm u shënua me penallti nga Krasniqi në minutën e 61-të. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani e kishte fituar ndeshjen e parë 2 me 1 në Kosovë, ndërsa te sfida e Luksemburgut u avantazhuan pasi vendësit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e tretë. Buç u largua me karton të kuq.
Tashmë mund t’i gëzohet suksesit historik. Për Kosovën është hera e dytë që një skuadër do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës, më parë e bënte Ilir Daja me Ballkanin.