• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mosbindja Civile/ Rama: Po i përdorni kuksianët si shishe benzine, që pasi i grabitët po i vendosni zjarrin patriotik

April 3, 2018
in Debat

Pas thirrjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për mosbindje civile, vjen reagimi i fortë nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’ sulmoi opozitën se i vunë zjarrin ‘patriotik’ Shqipërisë dhe se Kukësin duan ta përdorin si ‘shishe benzine’.

Mes ironisë kreu i qeverisë shtoi se ‘mjerë kush u beson rrugëhumburve pa Atdhe’, duke shtuar se i vetmi qëllim është që t’i shpëtojmë reformës në drejtësi. Debati në fjalë vjen pas protestës së dhunshme që ndodhi ditën e shtunë në Kukës, ku dhjetra qytetarë u konfrontuan me policinë, duke përdorur edhe gurë, në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) për Rrugën e Kombit.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9EU!Dështuan.Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë!Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruan Rama.

DEKLARATA E BASHES PER MOSBINDJE CIVILE
Mbrëmjen e djeshme kreu i PD, Basha ka paralajmëruar mosbindje civile dhe protesta që këtë javë. Në një komunikim me gazetarët pas tryezës së partive opozitare, Basha tha se mendimi është unanim dhe se opozita do të protestojë kundër çdo takse të rritur nga Rama.

“E keni marrë dhe shpërndarë lajmin ndërkohë. Kemi patur një takim të zgjeruar dhe kemi dalë me një vendim unanim. Në krahë të qytetarëve shqiptarë, të njerëzve të thjeshtë që po vidhen e po poshtërohen nga një bandë kriminale në pushtet. Në krah të kuksianëve që iu grabit buka e gojës. Në krah të shqiptarëve që po goditen nga taksat. Kush kujton se e lëshuam këtë kauzë pasi mbaroi debati parlamentar e ka gabim. Shqipëria është sot në prag humnere, shkaktar është Edi Rama që qeveris me bandat dhe banditët dhe një grusht oligarkësh që iu shet Shqipërinë copë-copë. Mosbindja qytetare nis që këtë javë me refuzimin jo vetëm të taksës së Rrugës së Kombit por çdo takse që ka rritur Edi Rama. Që sonte nis organizimi nga opozita”, deklaroi Basha.

Next Post

Shaban Murati në PASSPORT të gazetarit Arbër Hitaj, Greqia reparacione ndaj Shqipërisë për luftën e 2-të Botërore

Lironi kuksianët... Arta Marku mos fli gjumë, arresto Bashën, Berishën, Kryemadhin dhe Vasilin!

Kriteri patriotik dhe ekonomik për Rrugën e Kombit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved