Muli mësoi sot se Ulsiu e ka shoqëruar lali Erin me 30 policë të RENEA-s në një klinikë, ku ky shkoi për një vizitë.
Edhe pse iu bë qejfi që Ulsiu ia bëri këtë lali Erit, ai filloi të ketë dyshimet e veta.
Duke biseduar me Lelon për këtë temë, Muli shfaqi dyshimet se pse Ulsiu bën këtë dallim mes trajtimit të Salianjit dhe Doktorit, nga njëra anë, dhe lalit, nga ana tjetër.
— Mendoj se janë inate të tyre, tha Lelo.
— Jo, tha Muli. Është e qëllimshme.
Unë dyshoj që Ulsiu do të njollosë Doktorin dhe Salianjin që t’i komprometojë para demokratëve.
Me këtë rast ai tregon se ligji e lejon të sillet si me lali Erin, por me Doktorin dhe Salianjin ka standard tjetër.
Pra, do të krijojë idenë që ne kemi bërë pazare me të, me qëllim që të na njollosë.
— Po çfarë duhet të bëjmë, tha Lelo?
— Duhet t’i kërkojmë patjetër që Doktori të rrethohet nga forcat speciale kur shkon në SPAK, të paktën të dukemi pak të rrezikshëm, se po na bien pikët fare.
— Po unë nuk e njoh këtë Ulsiun, tha Lelo.
S’di as si t’i çoj fjalë…
— O zotëri, ai po na fëlliq!
Salianjin e nxjerr nga burgu dhe i lë gruan në spital të rregullojë flokët, hundën, veshët, e di unë çfarë tjetër… veglat e tjera ndoshta.
Lalin e shoqëron me forca speciale!
Kjo do të thotë që ai do të na zhbëjë sakrificat në burgje, arrestimet, gjithçka tjetër, që në fund të thonë vetëm socialistët kanë bërë burg “tamam”, demokratët kanë mbjellë leshtë!
— Nuk besoj se është kaq largpamës Ulsiu, tha Lelo.
Sidoqoftë, po gjejmë ndonjë mënyrë që ta bëjmë publike këtë manovër dhe ta demaskojmë.
— Duhet patjetër, tha Muli.
Mirë zgjedhjet na i vodhën, por edhe vuajtjet do na i vjedhin këta!
Do na mundin edhe në përsekutim! Është e pafalshme!