Muli i kërkoi sot Lelos me urgjencë t’i bënte një mesazh falenderimi Këshillit të Ambasadorëve për deklaratën që kishin bërë.
– Për çfarë e kanë, e pyeti Lelo?
Kanë mbështetur përpjekjet e presidentit Trump për Ukrainën?
– Jo, jo, i tha Muli, lexoje, se e ke anglisht.
– Do ta kenë për mbështetje ndaj liderëve evropianë, tha Lelo.
Ka shumë rëndësi që të mbështesin procesin e paqes atje, se na vjen lufta te dera.
– Po jo more, s’e kanë për atë, ia ktheu Muli. Po lexoje njëherë!
– E kanë për vendosjen e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, pyeti prapë Lelo?
– Po jo, mo burrë, çfarë pune kanë ata me Armeninë? Po lexoje!
– Aha, kuptova… Se nesër mblidhet prapë Kuvendi i Kosovës dhe me siguri kanë bërë thirrje të marrë fund kriza, tha Lelo.
– Po jo mo, burri i dheut! Ku të shkon mendja edhe ty…
Ç’punë ka Këshilli i Ambasadorëve me Kosovën dhe rajonin?!
– Po për çfarë e kanë atëherë, tha Lelo, i çuditur?!
– Lexoje dhe më bëj një tekst falenderimi, se e do dhe Doktori, tha Muli.
Atëherë Lelo hyri në faqe me urgjencë dhe e lexoi.
Ishte një letër e hapur drejtuar Bashkimit Evropian, SHBA-së, OKB-së, OSBE-së dhe gjithë institucioneve ndërkombëtare, për rrezikun që i kanosej Irfanit nga Ard Veliu në Shqipëri.
Mori frymë i lehtësuar.
– Këta meritojnë titullin “Ambasadorë”, tha. Janë shumë diplomatë.
E kanë shkruar edhe në anglisht, që mos ta kuptojë Irfani!/ Tema/ Antena