Shqetësimi se shumica e njerëzve të PD po punësohen në PS ka mbërritur në zyrën e Mulit.
Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për këta drejtorët e rinj që emëron Rama, ku ka dhënë udhëzim që 25 për qind të jenë nga PD, por edhe te drejtuesit e PD në seli.
– Duhet ta shikojmë seriozisht këtë problem, i tha Lelos.
Më duket se këtu të gjithë paguhen nga Rama.
– Nuk është e vërtetë, tha Lelo.
Në krye të PD ka plot njerëz të ndershëm.
– Po ja, tha, po lexoj këto portalet tona që thonë që Belon e financon Bela, Fundorinën e financon Ulsiu, Salianjin e financon Topi, Florianën e financon Klani, Zeni TV, Rama me leje, vetëm unë e ti më duket se nuk na financon njeri.
– Kjo është e rrezikshme, tha Lelo, po vjen nga fakti që ne nuk kemi hedhur njerëzit në aksion.
Duke i lënë pa punë dhe duke i mësuar që të jenë luftëtarë, ata shkojnë si luftëtarë me pagesë.
Meqë PS është parti e madhe dhe ka shumë luftëra brenda tyre, dhe këta tanët marrin ndonjë lek e bëjnë ndonjë punë.
Në finale, ata kundër PS luftojnë, pavarësisht se janë luftëra klanesh.
Nëse çdo klan i PS do paguante njerëz të PD për luftë të brendshme, nuk besoj se kemi ndonjë humbje.
E bëjmë opozitën me lekët e tyre.
Kështu plotësohet spektri i luftës kundër PS dhe shpenzime nuk kemi. Këta nuk na dëmtojnë.
Dëmin na e bëjnë ata që hyjnë në administratë tek Rama, se ata dëshpërojnë demokratët.
Kurse këta që punësohen si bedelë për luftë të brendshme nuk na prishin punë.
Thjesht na lehtësojnë koston e opozitës.
– Epo mirë, tha Muli. Shih dhe ti ndonjë atëherë, se mua nuk më lejohet se jam profil i lartë.