• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Muli jep porositë e fundit për Belon me bileta 500 dollarshe në ceremoninë e Trumpit

January 20, 2025
in Humor

Nesër fillon ceremonia e marrjes së detyrës së Presidentit Trump dhe Muli është i shqetësuar për dy përfaqësuesit e PD-së: Belon dhe Mediun. Të dy kanë kapur ato biletat e lira, nga 500 dollarë secila, që i bie ta shikojnë ceremoninë nga bulevardi Pennsylvania, ndërkohë që ajo do të zhvillohet në Capitol Hill.

Foli me Mediun si është situata.

“Shumë mirë duket,” – tha Mediu. “Këtë javë ka shumë ulje të rrobave në Uashington. Ja merri me mend, këtë xhupin e bleva me 200 dollarë, nga 800 që ishte. Java e tretë e janarit ka gjithnjë ulje. Bleva edhe një kokore dhe dorashka, se do jetë minus 10 gradë nesër dhe ne jemi jashtë. Edhe Beloja kishte blerë një xhup të mirë.”

“Po si duket situata në tërësi?” – pyeti Muli.

“Mirë duket. S’do ketë shi. Herën e kaluar që ishim për Trumpin, ra shi dhe mu desh të blija edhe pelerinë shiu. Nesër besoj e kalojmë me një xhup. Do të blej një gotë souvenir ‘Trump 2024’ dhe një varëse çelësi. Janë nga dhjetë dollarë, po nuk bëjnë ulje.”

“Po ndonjë gjë tjetër, ndonjë lajm, çfarë do na sillni? Se po presin demokratët.”

“Po, kam folur me një mikun tim këtu, t’na blejë rreth 1 mijë bluza ‘Trump 2024’, t’i kemi për fushatë. Është gjë e veçantë dhe mund të tërheqë vëmendjen. Unë do vonohem, se do rri edhe për Mëngjesin e Lutjeve, më datë 1 shkurt. Do ftoj prapë këtë Gazin me Damjanin, se vijmë e bëjmë lëvizje të madhe.”

“Dakord,” – tha Muli, “po mos posto më foto me kongresmenë e senatorë, se mërziten demokratët, u duket si karshillëk për Doktorin. Se ai vetëm atë Walkerin e OSBE-së, që ka qenë në Kosovë gjatë luftës, ka takuar gjithë këto vite. Pastaj bëhen keq demokratët dhe s’ju votojnë në lista.”

“Dakord,” – tha Mediu. “Unë ca foto do t’i postoj, po do shkruaj që më bënë të fala për Doktorin, se ata nuk dinë shqip, s’ka problem.”

Next Post

Meloni konfirmon pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të Trump si president

Dëbimet, tarifat dhe të drejtat e transgjinorëve, ja programi që Trump dëshiron të zbatojë pas inaugurimit

VIDEO/ Inter bën detyrën, Asllani asist në golin e dytë ndaj Empolit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved