Pas sherrit të sotëm në Kuvend për Diellën, dhe mbylljes së seancës pa debat, Muli ishte egërsuar shumë.
Thirri Lelon dhe e urdhëroi të bëjë menjëherë një deklaratë për shtyp ku të kërkojë përsëritjen e seancës dhe të mos provokohen nga Diella.
– Po pse provokohesh nga Diella, i tha Lelo? Ajo robot është.
– Thotë gjëra që kemi harruar t’i dëgjojmë, tha Muli. Është shumë mbrapa.
Unë jam doktor dhe e di mirë që inteligjenca njerëzore, d.m.th edhe imja, është pa kufij, kurse inteligjenca artificiale është e kufizuar.
Nuk mund të haet me ne ajo.
– Dakord, tha Lelo. Po deshe, atë të them diçka që ma çoi Rama si mesazh me një mikun tim.
Është gati të bëjë kompromis.
– Çfarë, i tha Muli?
– Është gati të ndryshojë disa detaje.
Më tha: “Jam gati t’i fus Diellës inteligjencën e Mulit dhe zërin e Albanës.
Me këtë rast edhe Albana duket e mençur dhe Muli bie rehat se do t’i pëlqejë Doktorit.”
Muli po mendohej.
– Shumë i poshtër, tha.
Do të marrë trurin tonë dhe ta përdorë për vete në qeveri.
Në asnjë mënyrë. Unë për vete nuk e jap inteligjencën time.
Ajo është truri i PD-së. Po i morën dhe këtë, PD-ja pastaj nuk ka më kuptim.
Albana po të dojë ta japë zërin, po ajo acaron shumicën e grupit të PD-së.
Më keq do shkojë puna në Kuvend.
– Dakord, po i çoj fjalë, tha Lelo.
Ta shikojmë si do reagojë.
Rëndësi ka që e ndjen nevojën e kompromisit. Edhe kjo është një arritje.