• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mustafa Nano: Nuk më duket kalorësiake nga Rama, të godasësh Albin Kurtin sot. Është si t’i japësh shuplaka një të rrahuri

September 30, 2025
in Aktualitet, Debat

Analisti Mustafa Nano, në një intervistë për MCN, u shpreh se nuk besonte se intervista e fundit e kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet Kosovë-Serbi e Kosovë-Shqipëri në këtë moment ishte e rastësishme. Ai e ka dhënë atë intervistë për të përcjellë disa mesazhe, mes të tjerëve edhe për Kurtin e Vuçiçin.

Lidhur me mungesën e Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Nano tha se nuk i kupton arsyet e kësaj mungese.

-Z. Nano, z. Rama është rikthyer së fundmi me prononcimet e veta për çështje të brendshme të Kosovës. Kujt po ia jep këto këshilla mediatike z. Rama dhe kush ia kërkon sipas Jush?

-Është një intervistë që e ka dashur Rama, jo gazetarja e Klan Kosovës. E ka dashur për të thënë disa gjëra që ka pasur merak t’i thotë lidhur me rajonin, Kurtin, Vuçiçin, Thaçin, bashkimin kombëtar, etj. Sidomos, lidhur me Kurtin. Ky është shpjegimi që unë i bëj.

-Çfarë kuptimi dhe logjike ka këshilla e z. Rama që Kosova të bëjë detyrat e veta pavarësisht se çfarë bën Serbia? A nuk janë të ndërlidhura veprimet dhe interesat në politikën e jashtme? Si veprohet që secili në punë të vet pa lexuar veprimet e tjetrit?

-Kjo ide e Ramës është tanimë e vjetër, e nuk duket pa gjë. Ai ka kritikuar takimet bilaterale Kosovë-Serbi si një spektakël i mërzitshëm dhe i pafrytshëm, e në rastin më të keq, si një rast që Vuçiçi e Kurti të kacafyten me njëri-tjetrin. Është kjo gjë që ka ndodhur rëndom, apo jo? Dhe ai në këto rrethana lind pyetja: Për çfarë shërbejnë këto takime? Pse duhet të mbahen? Ka një rrugë tjetër.

Kosova të bëjë detyrat e shtëpisë, të respektojë pakicat serbe, të plotësojë çdo standard ndërkombëtar në këtë pikë, më tej të ndërtojë institucionet, e t’u provojë të gjithëve se investimi ndërkombëtar për të ndërtuar Kosovën e pavarur ia ka vlejtur. Dhe t’i ftojë të gjithëve që ta monitorojnë në pretendimet e veta. E kështu, nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë në Beograd. Kjo duhet bërë, thotë Rama, derisa takimet mes palëve të pushojnë së qëni spektakël. Nuk e ka keq.

-Si mund të japë këshilla për Kosovën z. Rama që nuk arrin dot një normalizim marrëdhëniesh me Greqinë të cilat i tensionoi pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Himarës?

-Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe Shqipëri- Kosovë janë dy gjëra të ndryshme. Unë Ramën do e kritikoja për marrëdhënien me Kosovën, sepse ai ka përgjegjësinë e vet për gjendjen ku janë. Do ta kritikoja edhe që ka zgjedhur këtë moment të dobët të Kurtit, kur ky i fundit është i izoluar, për ta goditur. Është si t’i japësh shuplaka një të rrahuri. Nuk më duket kalorësiake.

Por nga ana tjetër, më duket e rëndë që Kurti nuk e paska uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve, siç u la të nënkuptohej nga intervista. Kurtit nuk i falet. Marëdhënia e të dyve nuk është një marrëdhënie mes dy djemve të lagjes, të cilët ia nxjerrin inatin njëri-tjetrit si t’ua japë në kokë.

-Ju si e patë përfaqësimin tonë në OKB në Asamblenë e Përgjithshme? Pse mendoni nuk ka shkuar z. Rama? Mos vallë nuk do arrinte dot as një foto aq të kërkuar me presidentin amerikan?

-Nuk besoj se është punë fotosh me Trumpin. Rama ka disa mandate radhazi si kryeministër, dhe duhet ta ketë nxjerrë zinë e fotove. E nuk është se i duhen. Fotot janë dashur për t’i përdorur si prova të forcës në luftën politike të brendshme. Por kur kundërshtari i tij është shpallur non grata nga SHBA-të, lojra me fotografi do të ishte pesë me hiç.

-Në OKB u fol për njohjen e Palestinës dhe Ukrainën. Zonja Spiropali dhe as presidenti nuk u prononcuan për Palestinën së paku. Çfarë kuptimi ka kjo politikë?

-Kjo mund të jetë një gjysmë arsye, ose një arsye e plotë, pse Rama nuk ka shkuar në Nju Jork. Kjo Asamble u mblodh në një moment shumë të rëndësishëm, dhe në këtë kuptim ishte një rast i mirë për të bërë protagonistin qoftë si Edi Rama, qoftë si kryeministër i Shqipërisë.

Tema e konfliktit Izrael-Palestinë është një patate e nxehtë jo vetëm për të, por edhe për shumë udhëheqës të tjerë të Europës e të botës. Rama është përpjekur në vijimësi të mbajë një marrëdhënie të mirë edhe me arabët, edhe me izraelitët, por ky konflikt, më saktë mbajtja e anës, rrezikon ta prishë o me të parët, o me të dytët. Eshtë pikërisht kjo që ka shmangur.

-Ishte një moment i mirë mendoni ju që Shqipëria të promovonte Shtetin Bektashi? Pse u humb ky shans gjykoni ju?

-Kemi folur edhe herë të tjera në këtë studio për idenë e shtetit bektashi, dhe ju e dini se nuk jam fan i kësaj ideje. Unë shpresoj që Rama të jenë penduar për Shtetin Bektashi. Por edhe sikur të mos jetë penduar, nuk besoj se ka lidhje. Asambleja e përgjithshme e OKB-së nuk ishte një rrethanë e përshtatshme për të promovuar apo anunçuar ide të tilla bizarre. E përjashtoj 100% që Asambleja në fjalë ishte fourmi apo platforma e duhur për t’u marrë me shtetin fantomatik bektashi.

-Si diplomat që keni qenë dhe për aq sa keni informacion, ju ndani të njëjtin mendim me një pjesë të aktorëve ndërkombëtarë se në Gaza Izraeli po kryen genocid?

-Nuk ndaj të njëjtin qëndrim, Madje jam i befasuar që një numër i madh i njerëzish po e quan genocid. Aty është duke u luajtur një dramë e madhe, kjo nuk ka diskutim, dhe Izraeli e ka kaluar tanimë vijën e kuqe.

Por Izraeli ka nisur një luftë që nuk ka për ta ndalur pa arritur dy objektivat e tyre të shpalluar që në krye të herës: të lirojnë pengjet dhe të mundin Hamasin. Netanjahu po thotë se “këtë luftë e nisi Hamasi, por nuk do mbyllet sepse do Hamasi”. Kjo është logjika, mbi bazën e së cilës po ecën Izraeli sot.

Lidhur me emërtimin ‘genocid”, po ju kujtoj se në fillim të viteve 2000, Putini vrau në Çeçeni nja 2 herë më shumë se sa ka vrarë Netanjahu në Rripin e Gazës. Dhe Putinit nuk ia quajtën genocid. Kjo është një arsye tjetër pse mendoj se në Rripin e Gazës nuk bëhet fjalë për një genocid.

Next Post

Çfarë ndodhi me vëllezërit nga Gaza që prekën botën?

Neni 115 i Kushtetutës ia lidh duart Begajt dhe ia zgjidh Berishës…

“Mos mendoni se shqiptarët janë debila si ju”! Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj drejtuesve të PD: Ju nuk i'u besojnë më as qentë e rrugës e jo më demokratët

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved