Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një ‘infarkt akut miokardi’ dhe ‘arrest kardiak jashtë spitalit’.
Vokalisti i Black Sabbath, i cili u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2019, ndërroi jetë më 22 korrik i rrethuar nga familja e tij.
Ozzy u varros në oborrin e rezidencës së tij në Buckinghamshire javën e kaluar gjatë një funerali privat ku morën pjesë familja e tij dhe një mori artistësh të rokut.
Vdekja e tij erdhi vetëm disa javë pasi ai u shfaq në skenë për koncertin e tij të lamtumirës në stadiumin Villa Park në vendlindjen e tij, Birmingham. Koncerti e pa atë të ribashkohej me shokët e tij të parë të grupit Black Sabbath për herë të parë që nga viti 2005.
Më shumë se 42 mijë fansa mbushën vendin për shfaqjen Back To The Beginning, gjatë së cilës ai i tha turmës në fjalimin e tij të fundit: “Nuk keni ide se si ndihem, faleminderit nga thellësia e zemrës sime.”
Që nga vdekja e tij, fansat dhe miqtë në të gjithë botën kanë vërshuar me homazhe, me mijëra njerëz që vizitojnë stolin Black Sabbath në qytetin e lindjes së muzikantit, Birmingham, për të vendosur buqeta, kurora, postera, tullumbace, qirinj dhe kartolina.