• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Në 2019 nis ndërtimi i Aeroportit të Kukësit, Rama: Do ketë një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit

October 31, 2018
in Aktualitet

Kryeministri Rama deklaroi se në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit të Kukësit.

Nga Shishtaveci ku zhvilloi një takim me banorët e zonët për programin “100 fshatrat” kreu i qeverisë tha se me aeroportin e ri të Kukësit, në këtë qytet do të lëvizin 300 mijë udhëtarë në vit dhe për këtë duhen ndërtuar krijuar projekte që i mbajnë udhëtarët në Kukës.

“Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit, ekzistuesi do të transformohet në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë dhe mua më ka entuziazmuar se gjithë analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi tregojnë se Kukësi do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit.

300 mijë udhëtarë në vit, e imagjinoni ç’do të thotë që 300 mijë vetë të lëvizin përmes Kukësit.

I imagjinoni 300 mijë kafe më shumë në Kukës, për të thënë që aeroporti sjell rritje të konsumit, rritje të investimeve, dhe ajo që është më e rëndësishmja është që aeroporti e bën shumë herë më të mundur që projektet të kthehen këtu nga ëndërr në realitet.

Mjafton të mendojmë që ato njerëz që do donin të vinin në një resort skish të fluturonin për në Prishtinë e Tiranë e të merrnin rrugën për këtu.

Çdo destinacion që i kalon 60 minutat nga aeroporti fillon e vështirësohet. Ata që bëjnë turizëm nuk preferojnë të udhëtojnë gjatë nga aeroporti në destinacion.

Projektet e mira sjellin transformime të mëdha në zonë për të gjithë Kukësin dhe për të gjithë ekonominë tonë.

Dua të nënvizoj se Shishtaveci është pjesë e programit të 100 fshtarave, dhe agroturizmi, pra transformimi i shtëpive në bujtina, është mundësi ideale për të investuar të ardhurat dhe për të fituar më shumë para se sa fitohet në emigracion. Ne do ta stimulojmë shumë”– tha Rama.

Next Post

Resort turistik për sportet dimërore për Shishtavecin

“Doing Business”: Shqipëria vazhdon të rritet në renditjen botërore

PROVAT/ Provokimi i fundit i Kaficës: Jemi racë e shenjtë... Gjirokastra, Korça dhe Vlora janë greke!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved