• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Në bursa nafta në rënie prej 1 viti, në Shqipëri në vend numëro

April 15, 2025
in Aktualitet, Debat

Nga maji 2024 deri në tetor, çmimi i naftës me pakicë në Shqipëri ra nga 184 në 175 lekë. Një çmim me të cilin tregtohet mesatarisht edhe sot në pikat e karburanteve. Bëhet fjalë për një ulje prej vetëm rreth 5 përqind.

Nëse e zhveshim nga strukturat e larta të taksave, atëherë reduktimi i aplikuar nga tregtarët shqiptar shkon në afro 12 përqind.

Por çfarë ka ndodhur në këtë hark kohor në tregjet ndërkombëtare?

Në bursën e Londrës në maj të vitit të kaluar një fuçi nafte tregtohej me 87 dollarë për fuçi. Në gusht dhe tetor çmimi ra më tej, ndërsa pak ditë më parë në 10 prill, ishte në nivelin 64 dollarëve: 23 dollarë më pak ose 26 përqind më i ulët.

Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, sipas të cilit importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur nga 746 dollarë/ton në maj të vitit të kaluar, në 604 dollarë/ton në 10 prill, kur janë të dhënat e fundit të doganës. Një llogari e thjeshtë, dëshmon se importuesit shqiptarë e kanë blerë të paktën 19 përqind më lirë.

Por përveç luhatjeve në bursë, një tjetër faktor që do të duhej të ishte reflektuar në çmimin me pakicë në Shqipëri, është dhe zhvlerësimi i dollarit. Ndërsa në maj të vitit të kaluar, monedha amerikane këmbehej me 93 lekë, më 10 prill ajo kishte rënë me 6 lekë, ose 6 përqind.

Po ashtu, që prej gushtit të vitit 2024, mbi çmimin e karburante nuk rëndon më taksa e markimit e cila ishte 2 lek për litër. Po asnjë prej këtyre faktorëve nuk ka patur asnjë lloj reflektimi në çmim.

Gjatë vitit 2022 kur në fuqi ishte Bordi i Transparencës, që caktonte çmimet për shkak të inflacionit të lartë, importuesit e naftës pohonin se ata e blejnë naftën në bazë të çmimeve ditore të bursës, çka duhet të ishte reflektuar në treg direkt.

Next Post

Çfarë është Komisioni i Venecias që Berisha mashtron shqiptarët me të cilin nëse vjen në pushtet do bëjë "drejtësinë alla Sali"

Barcelona në gjysmëfinale të Champions, Dortmund nuk kompleton mrekullinë, humbje e ëmbël për PSG

Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision, Ylli Rakipi: Uaaa, po ju keni qenë by*** e brekë me Lulin...

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved