Nga Aleksandër Çipa
Përdhosja e simboleve kombëtare në Prizren nuk është jashtë qëllimeve antikombëtare shqiptare.
Kur dy të rinj shkelën dhe grisën flamurin kombëtar shqiptar, nuk ishte thjesht një gjest adoleshentësh.
Pas tri ditësh po në të njëjtin qytet, në Prizren, përdhoset statuja e Heroit Kombëtar të shqiptarëve dhe historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Nuk ka asgjë të rastësishme në këto atentate përdhosëse mbi simbolet e identitetit kombëtar shqiptar. Nuk është rastësi që këto ngjasin në Prizren. Regjia është e njohur, shërbestarët janë të rinj.
E përcmoj këtë shërbestari antishqiptare prej dhe brenda shqiptarësh. !!
Qëllimtarët malinjë kanë zgjedhur provokueshëm Prizrenin, kryeqytetin historik dhe më përfaqësuesin në historinë tonë kombëtare. Aty ku është djepi i përkundjes së shtetit kombëtar gjithëshqiptar, aty “ le të lindet” dhe satanai antikombëtar, atentatori apo atentatorët e antikombëtarizmit tonë….! Kush i frymëzon, dhe aq më tepër, kush i lejon dhe pranon kësi monstrash anti-identitet?!?!
Reagimi në këto raste meriton të jetë i pamëshirshëm! Nëse ngjet dicka e tillë në Francë apo në Britani, ta japin hisenë e meritueshme të ndëshkimit “ gjer në dhimbje/ gjer në mallkim të vetvetes”.
Të dy shtetet matanë gardhit dhe këtej gardhit në kësi rastesh do të duhet të bënin detyrën përmes drejtësisë dhe sidomos hetimit për të gjetur dhe treguar vendin, autorët dhe ekzekutorët.
Aspektet sharlataneske të dy shteteve tona nuk kanë dhe nuk duhet të kenë ndarje për simbolet e identitetit të trashëguar e të trashëgueshëm kombëtar.