• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Nesti Angoni: Fantazma që rri mbi drejtësinë”

August 19, 2025
in Debat

Nga Embro Zholi

Në Shqipëri, drejtësia ka parë shumë: dosje që hapen vetë, dëshmitarë që zhduken si tym, dhe letra anonime që marrin peshë më shumë se një vendim gjykate. Por rasti i fundit, ai i ashtuquajturit Nesti Angoni, është një perlë e rrallë për çdo muze të absurdit shqiptar. Një qytetar pa identitet, pa kartë, pa adresë, pa firmë – por me guximin për të shkruar një letër që përmbysi sallat e SPAK-ut.

Letra e tij, e shkurtër e jo fort elegante, denonconte pasuritë “përrallore” të kryebashkiakut Erion Veliaj. Numri i vilave në Golem, i ekzagjeruar deri në kufijtë e groteskut, mjaftoi që të hapej një “dosje”. Ironia? Nesti Angoni nuk ekziston. Është një UFO juridik, një hije e sajuar, e cila arriti të vërë në lëvizje prokurorë, media dhe opinione publike, sikur të kishim të bënim me një Çernobil të korrupsionit.

SPAK-u dhe rasti i “rastësisë”

Në një vend normal, një letër anonime do përfundonte në koshin e plehrave. Tek ne, ajo u kthye në bazament për një dosje kundër njeriut të dytë më të fuqishëm të Partisë Socialiste. Dhe fati i letrës? U dorëzua pikërisht në duart e prokurorit Ols Dado. Aty ku fillon drama e radhës: një përplasje e vjetër për një leje ndërtimi të refuzuar. Skenar më të bukur nuk do ta shkruante as një dramaturg i lodhur i tranzicionit.

Në vend që të kërkohej verifikim i burimit – pra kush ishte ky Nesti misterioz – dosja u trajtua sikur të ishte vetë Bibla. Prokurori, sipas gojëdhënave, jo vetëm e lexoi me syze serioziteti, por u bë edhe redaktor i saj: shtoi pika, nënvizoi akuza, madje edhe i qepi disa akuza të reja mbi Veliajn, duke u siguruar që hakmarrja të kishte shije ligjore.

Drejtësia që rrihet me letra anonime

Nëse dikush kishte shpresuar se reforma në drejtësi do sillte më pak teatër, gaboi. Sot kemi një skenë ku “Nesti Angoni” luan protagonistin, ndërsa politikanë të gjallë – me emër, mbiemër, dhe CV politike – bëhen figurantë. Drejtësia jonë, që duhej të ndëshkonte korrupsionin me prova, dëshmitarë dhe fakte, tashmë po ushqehet me letra të pacertifikuara, thashetheme dhe hakmarrje personale.

Në filmat e viteve ’70 kishim xha Sulon e xha Beqon. Në vitin 2025 kemi Nestin – një figurë që nuk ekziston, por që vë në rrezik karrierat më të mëdha politike. Mos ndoshta është ky versioni shqiptar i “deep fake”-ut? Një identitet i fabrikuar për të bërë ligjin në sallat e SPAK-ut?

Nga drejtësia te padrejtësia

Ky rast tregon një gjë të hidhur: se drejtësia te ne është kthyer në lojë për “kë të kapim sot” dhe “kë të lemë nesër”. Hesht kur duhet të flasë, flet kur duhet të heshtë. Dhe kur s’ka prova, shpik Nestin. Është një recetë që e kthen ligjin në farsë dhe reformën në drejtësi në një kabaré politike.

Nëse sot është Veliaj, nesër mund të jetë kushdo tjetër: një ish-ministër, një ish-drejtor, madje edhe një qytetar i zakonshëm që guxon të mos japë “leje ndërtimi” atje ku duan “të fortët”. Precedenti është vendosur: një fantazmë mjafton për të fundosur një karrierë.

Liria në letër. Thonë se njeriu në Shqipëri është i lirë. Në teori, po. Në praktikë, kjo liri ekziston vetëm në letër – e njëjtë si letra e Nesti Angonit. Një liri që të jep iluzionin se mund të flasësh, por që në të vërtetë të bën peng të intrigave, gjyqeve farsë dhe prokurorëve që bëjnë redaktorin e dosjeve.

Kjo është arsyeja pse askush nuk duhet të ndjehet i qetë. Jo sepse është fajtor, por sepse drejtësia e sotme është një lojë ku fiton ai që shpik më shpejt “Nesti Angonët” e radhës. Dhe kushdo mund të jetë viktima e radhës.

Nesti Angoni nuk është një emër. Është një metaforë. Një paralajmërim se drejtësia jonë nuk bazohet te ligji, por te letra anonime, intrigat e zyrave, dhe hakmarrjet personale. Sot është një kryebashkiak; nesër mund të jetë kushdo tjetër.

Nëse duam një sistem të vërtetë ligjor, duhet të dalim mbi palët, të flasim parimisht, të mos fshihemi pas “Nesti”-ve. Sepse kur padrejtësia fillon të luajë rolin e drejtësisë, atëherë vendi jo vetëm që nuk ecën përpara, por bie në një humnerë ku edhe fantazmat qeshin me pseudo skenare drejtesie…

Next Post

VIDEO/ “Çfarë dreqin po thotë ky”? Giorgia Meloni bëhet virale me reagimet në Shtëpinë e Bardhë

VIDEO/ Urrejtje dhe linçime: Berisha, i pandryshueshëm

Nga Demeti te Këlliçi: Pse konsumohet kaq shumë konflikt dhe urrejtje brenda PD-së?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved