• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nesti Angoni si një tallje për drejtësinë e re në stilin e Këthe Spirit

September 23, 2025
in Blog

Të gjithë portalet janë mbushur me lajmin se motrat Vokshi janë paditur në SPAK nga Nesti Angoni, personazhi i famshëm i fabrikuar për të justifikuar nisjen e procedurës penale ndaj Erion Veliajt.

Nuk është se kemi të bëjmë me ndonjë lajm të sigurt që motrat Vokshi janë denoncuar përmes ndonjë kallëzimi në SPAK. Së paku nga SPAK nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar. Ata zakonisht reagojnë kur duan të merret vesh diçka.

E vërteta është se një personazh që është brenda historive korruptive të motrave Vokshi, sidomos lidhur me rolin e tyre në privatizimet në Albpetrol, ku njëra ishte Drejtore bordi e tjetra drejtoreshë privatizimi, si dhe në afera të tjera korruptive nga privatizimi, ka bërë shpeshherë denoncime në gjithë gazetat për veprimtarinë e tyre. Disa prej tyre dhe janë botuar.

Tani këtij personazhi që shkruan nga një adresë email me emrin SPAKburim, ka shpërndarë dhe lajmin që ka dorëzuar në SPAK kallëzimin për to, duke e shoqëruar dhe me një faksimile që imitonte firmën e personazhit inekzistent Nesti Angoni.

Pra, këtu ironia më e madhe është me “ringjalljen” e Nesti Angonit si një personazh që SPAK i hap derën nëse denoncon.

Në të vërtetë ai nuk ekziston. SPAK ka deklaruar se nuk ekziston, por ka pranuar që i ka bërë një denoncim që ata e kanë marrë seriozisht. Pra, SPAK ka pritur dikë në sportel, i ka paraqitur një ID që nuk e dimë cila ka qenë, i ka dorëzuar një zarf dhe është larguar. Dhe ata pastaj kanë parë që në zarf e kishte emrin Nesti Angoni. Pastaj kanë verifikuar që ai përmend tre personazhe: Erion Veliaj, Gent Sulaj dhe Gentiana Sulaj, dhe ka provuar që ata janë gjallë dhe ekzistojnë, dhe ka nisur hetimin.

Në rastin konkret personazhi misterioz, ka dorëzuar fakte shumë më të rënda dhe kompromentuese për motrat në fjalë, por ka vënë emrin Nesti Angoni për t’i treguar SPAK standardin që ai ka vendosur për nisje hetimesh.

Është pak a shumë si historia e famshme e Këthe Spirit, poetit bohem të Zagories, meqë të dy prokurorët e çështjes së Nesti Angonit kanë lidhje me Zagorien, njëri dhëndër e tjetri me origjinë.

Këthe Spirit nuk i jepnin shkollë për djalin se kishte biografi të keqe dhe i shkroi letër Enver Hoxhës. Në letër i thoshte:
“I dashur shoku Enver. Jam Këthe Spirit, poet i njohur popullor i Zagories. Kërkoj shkollë për djalin, por ca birbo në pushtet nuk më japin se thonë djali e ka pasur gjyshin kulak.
I dashur shoku Enver. Unë e di që partia jonë nuk bën luftë klasash, dhe e ka treguar këtë me shembuj. Ju, shoku Enver, partia ju pushkatoi kunatin si armik, por nuk të pengoi ty në karrierën tënde që të bëheshit Sekretar i Parë.”

Pas kësaj edhe djali mbeti pa shkollë, edhe Këthja u burgos.

Kështu që këta të SPAK tani, që janë fyer në sedër nga ky tipi që u ka bërë denoncim anonim, dhe u ka keqpërdur pseudonimin e tyre, ka shumë mundësi të turren të gjejnë kush është ky që i provokon, dhe ta burgosin, pa u marrë me motrat Vokshi.

Next Post

Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjgjet ambasadori i Palestinës

Karrigia bosh, që flet vetë…

Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve, në shkelje të autonomisë vendore

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved