• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Monday, September 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nipi i Sadri Abazit fiton 600 mijë euro për të zbukuruar Kavajën e ti bëj qytetarët më të lumtur

October 5, 2020
in Aktualitet, Dosja X

Familja e Sadri Abazit do të përfitojë plot 600 mijë euro që të bëjë të lumtur qytetarët e Kavajës. Firma e familjes së tij, Alko Impex Construction, në pronësi të djalit të vëllait të Sadri Abazit, Arbërit, ka fituar një tender të majmë të publikuar nga Bashkia e Kavajës për mirëmbajtjen e gjelbërimit në këtë qytet.

Në dokumentet e publikuara detajohen edhe punët e firmës private, e cila do të marrë atributet e Drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit në këtë qytet. Por, pavarësisht mirëmbajtjes, interesante janë specifikimet teknike të kësaj procedure prokurimi.

Në dokumentet bashkëngjitur këtij tenderi të siguruara nga “Shqip”, Bashkia e Kavajës thotë se “gjelbërimi i qytetit gjithashtu është edhe çështje vizuale”.

Sipas saj, “lumturia e banorëve ndikohet patjetër nga ambienti ku jetojnë dhe punojnë”. Kryetari Redjan Krajli thotë se, nëse kemi një ambient të përshtatshëm dhe komod sigurisht edhe banorët do të jenë më të lumtur.

Pra, justifikimi i dhënies së këtyre parave nga Bashkia e Kavajës është që të bëjë qytetarët e saj të lumtur. Por, bashkia harron që lumturia e banorëve të saj është ndërtimi i kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore, rrugëve. Madje, edhe të shtëpive që u janë prishur nga tërmeti!

Por, këto para do të shkojnë në xhepat e familjarëve të politikanëve, të cilët dita ditës po pasurohen me ritme të shpejta. Sipas Thesarit të Shtetit, vetëm në kohën e qeverisjes socialiste, firma e familjes së Sadri Abazit, Alko Impex Construksion, ka fituar dhjetëra tendera nga institucionet shtetërore me një shifër që po arrin në 30 milionë euro, kryesisht në biznesin e plehrave.

600 mijë eurot që po merr nga Bashkia e Kavajës, Abazi i ka marrë me justifikimin e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta, drurëve dekorativë dhe bordurës së gjelbër. Do të krehë barin 12 herë në vit, do të pastrojë dhe kosisë barin. Ndërkohë, do të prashisë edhe drurët dekoraivë.

* Artikull i Gazata Shqip: https://www.gazeta-shqip.com/investigim/bashkia-kavaje-i-jep-nipit-te-sadri-abazit-600-mije-euro-qe-te-beje-q-1754

Next Post

Teodor Blushi, shembulli si një gazetar merret p.eng nga m.afia presidenciale

Rama: Partitë e vogla janë grupe sh.antazhierësh dhe p.engmarrësish, nuk merrni vota as me lista të hapura as të mbyllura

Rama akuza të rënda Metës: Subjekte të OFL takohen skutave me presidentin (dyshime se kreu i OFL i jepte Metës listën e të dyshuarve)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved