• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nis sot stërvitja e NATO, 800 ushtarët e parë amerikanë vijnë në Shqipëri, gjenerali i SHBA zbardh detajet

April 26, 2021
in Aktualitet, Kryesore

Nis sot stërvitja më e madhe e NATO, pjesë e së cilës do të jetë edhe vendi ynë. Janë rreth 28 mijë forca të SHBA dhe vendeve anëtarë të NATO që do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”, ku një numër i madh i forcave ushtarake dhe armatimeve do të vijnë në vendin tonë.

Dje ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim, ajo e cila informoi se kanë mbërritur 800 trupat e parë amerikanë, ndërsa flitet se në vendin tonë do të qëndrojnë 6-8 mijë ushtarë, ndërsa po ashtu do të ketë armatime luftarake të teknologjisë më të fundit. “Përditësim për Defender21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa të SHBA në Shqipëri, për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi NATO, SHBA, Shqipëri. Krah për krah”, shkruan diplomatja amerikane.

Detajet e stërvitjes

Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen mijëra trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1.000 automjete joluftarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

Pra duket qartë se me një prezencë të tillë ushtarake shanset për skenarë destabilizimi pas zgjedhjeve janë zero. Qëllimi i pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në paketën e stërvitjeve “Defender Europe 21” është demonstrimi i aftësive të Forcave të Armatosura për të pritur, koordinuar dhe për t’u stërvitur e trajnuar me forcat amerikane dhe të NATO-s në aktivitete/ operacione të përbashkëta, në një ambient operacional kompleks, në poligone e terrene stërvitore. Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021, në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone.

Flet gjenerali amerikan

Koloneli Joseph Scrocca, Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun në Komandën e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, në një intervistë për “DW” ka folur për synimet e stërvitjes “Defender-Europe 21”. Sipas tij, kjo stërvitje synon të ngrejë gatishmërinë dhe realizojë ndërveprimin midis ushtrisë së SHBA, NATO-s dhe ushtrive partnere, në mënyrë që bashkërisht të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

“Po ashtu stërvitja ushtarake në fjalë synon të demonstrojë aftësinë e SHBA për të shërbyer si një partner strategjik sigurie në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi, ndërkohë që mbështet aktivitetet tona në Europën Veriore dhe Afrikë. Mbështetur në suksesin e kësaj stërvitjeje, vitin e kaluar, sivjet DEFENDER-Europe 21 përfshin një numër më të madh kombesh aleate dhe partnere të NATO-s, që kryejnë aktivitete në një zonë më të gjerë sesa ajo që u planifikua në 2020-n. Stërvitjet ushtarake si DEFENDER – Europe 21 demonstrojnë që angazhimi i SHBA ndaj NATO-s është i pathyeshëm, i hekurt, që aleatët dhe partnerët e NATO-s janë më të fortë së bashku. Këto stërvitje janë një shembull i shkëlqyer i aftësive tona kolektive”, tha ai.

Sipas kolonelit, Defender-Europe 21 do të përfshijë disa manovra dhe aktivitete ushtarake. Kryesoret sipas tij janë: Përgjigja e shpejtë (1 -15 maj 2021) që ka të bëjë me operacione ajrore në Estoni, Bullgari dhe Rumani, ku do të përfshihen më shumë se 7,000 trupa nga 11 vende; Përgjigja e menjëhershme (15 maj – 1 qershor) ku më shumë se 5.000 trupa nga 8 vende do të shpërndahen në 31 zona trajnimi në 12 vende të ndryshme për të kryer trajnime dhe stërvitur për të hapur zjarr realisht. Do të ketë edhe një operacion të përbashkët logjistik në bregdet; Mbrojtja kalorsiake (15 maj- fillim qershori) ku më shumë se 13.000 trupa do të kryejnë gjuajtje reale dhe operacione reale mbrojtëse me raketa si edhe një evakuim mjekësor në shkallë të gjerë; Stërvitja e Komandës post manovre (qershor 2021) ku afërsisht një personel prej 2.000 vetash do të bëjë manovra për aftësinë e shtabit për të komanduar forca tokësore shumëkombëshe në një mjedis të përbashkët dhe të kombinuar stërvitor, ndërkohë që kryen operacione në botën reale në 104 vende në dy kontinente.

Next Post

Ngjela paralajmëron dënimin e presidentit: Sherri me Yuri Kim! Dyshime për shpalljen “non grata” të Metës nga amerikanët sipas modelit “Llalla”

Përfundon numërimi në Himarë: Zero vota për PBDNJ, PS ka fituar me rezultat të thellë

Tom Doshi dha papritur dorëheqjen, reagon Celibashi dhe tregon si do procedohet: Ja kur del rezultati final

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved