Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, “SofaScore” ka bërë me dije edhe notat e ndeshjes. Më i miri i gjithë takimit u shpall portieri i Serbisë, Petrovic, i cili ndali penalltinë e Rey Manaj. Nga ana tjetër Manaj dhe Broja u vlerësuan si më të dobëtit për Shqipërinë me notën 6.3, teksa më i miri ishte Elseid Hysaj (nota 7.9) që fitoi edhe penalltinë.