• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Një herë kandidoi për Berishën, e një herë për Metën tani… për Ramën?! Shemsi Prençi hedh kandidaturën për postin e DPP-së

September 16, 2024
in Aktualitet

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat.

Shemsi Prençi është kandidatura e parë për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë ai, i cili ka dërguar aplikimin dhe dokumentet e nevojshme me postë.

Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, Ministria e Brendshme ka shpallur thirrjen për aplikim për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku aplikimet do të pranohen deri më 18 shtator.

Kandidatët mes kritereve që duhet të plotësojnë janë mbajtja e njërës nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të kenë shtetësi shqiptare dhe të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Muhamet Rrumbullaku u dorëhoq nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit më 5 shtator, pas 2 vitesh në krye të këtij institucioni, pikërisht për t’i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.

Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

Kush është Shemsi Prençi

Shemsi Prençi, ka qenë pjesëtar i Ministrisë së Rendit, prej shumë vitesh, duke shërbyer në drejtori të ndryshme si drejtues. Me gradën Drejtues i Parë, Prençi në 2009 ishte transferuar nga drejtor i Policisë së Fierit, në drejtor të Forcave Speciale.

Në të kaluarën ai ka drejtuar Policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës, forcat lëvizëse Operacionale, si dhe ka drejtuar Emergjencat Civile dhe ka mbajtur edhe postin e këshilltarit për sigurinë të presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ai ka kandiduar në primaret e Sali Berishës për kryebashkiak në Kamëz, si dhe për deputet të LSI në Durrës.

Next Post

Vokshi: Të vetmin sukses në blegtori, keni shtuar gomerët! I përgjigjet depueteti i Vlorës: Të duket ashtu se ke shumë afër ca syresh në parlament

Islami dhe osmanët në Shqipëri...një identifikim i dyshimtë

Nga "Babi i Xenit", tek "Babi më fal, se gabova"

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved