• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Një histori me humor rreth konsullatës shqiptare në Athinë, vite më parë

September 29, 2025
in Blog

Nga Arqile Garo

Historia e këtij shkrimi:

Konsulli i parë që erdhi në Janinë pas 90 – es ishte Eridan Imami, nga Përmeti në mos gaboj.

Paskëtaj stafetën e muarnë Tepelenasit.

Erdhi poeti dhe miku im i mirë Ilirjan Zhupa nga Çorraj, i cili bëri dy mandate. Me Ilirin bëja shaka duke i thënë se Konsullata e Janinës duhet të ketë konsull nga Tepelena, pse është Konsullata e Aliut.

Do ti që pas Ilirjanit erdhi Daut Gumeni nga Gusmari po i Tepelenës?! Rastësi? Ndoshta.

Por kur pas Dautit erdhi doktor Esheref Shehu po nga Tepelena?!

Dhe përmbysja vjen kur pas Esherefit vjen si konsull i përgjithshëm Jani Dakua, nga Dervicjani i Dropullit… Pas tij Jani Jani nga Krioneri po i Dropullit… dhe kështu Tepelena e humbi eksluzivitetin.

Një histori me humor rreth konsullatës shqiptare në Athinë,

O DAUT MO – JO – RE!…

(Letër një miku)

Janinë më 18 shtator 2010

I dashuri Daut !

Sebep për të të shkruar këtë letër u bënë ca patriotë të tutë, me atë zakonin e tyre të stërlashtë që kudo që të gjendën e sido që të rrinë, pas gotës së tretë, t’ ja marrën një herë labçe. Aq më tepër që në kushtet e kurbetit pavarësisht se qysh e tek, këto të uruara melodira seç marrin një tjetër lezet duke na bërë ne dëgjuesit e thjeshtë të ndihemi cazë si mërgimtarët tanë të mbëdhenj… Nejse se e lëshova shumë tërkuzën dhe do më iki filli i muhabetit.

Prëmë, që thua ti, dola këtej nga lokalet e lagjes për të shkuar ca pasditen e mërzitshme të së Premtes dhe siç po kërkoja një vend të qetë për të pirë një gllënjkë birrë e për të përmbledhur ca mejtime që gjatë javës nuk pata kohë ti fut në shtrungë, më zuri syri aty nga fundi i bahçesë së tavernës ca të njohur të vjetër me origjinë andej nga anët e tua.

“E po – thashë më vete – këtu do ulem. Në mos tjetër, për pak ata do t’ ia thonë ndonjë nga ato të tyret…” dhe ti e di or miku im se sa bukur tingëllon ajo qerrata labçe në perëndim të diellit këtu në Janninë.

Zura vend nga cepi tjetër i bahçesë për ta shijuar tërësisht këtë pasdite fillimvjeshte, larg rrëmujës e rrëmetit nden sfondin e isos labe që isha gati të vija bast se për gjysmë ore Ismaili, këtu në Greqi e thërrasin Miço po atij as që i mbetet hiç qejfi, do të ma binte si me porosi në pjatë dhe mua s’ më mbetej veç ta shoqëroja me pakëz birrë e ta shijoja me atë lezet që shijojnë degustatorët pijet e përzgjedhura para se të dalën në treg e t’i konsumojë populli të përçudnuara e të nakatosura me tërë hiletë e matrapazëve të këtij kallëpi.

E që të mos e zgjas lum miku ashtu ndodhi. Melodia më erdhi avash – avash e u shtri në trurin tim siç shtrihet mjegulla mbi Liqenin e Janinës e larë më rrezet e florinjta të perëndimit dhe unë u ndëra në poltronë që të mos e tremb po ta ndjell ngadalë, natyrshëm siç më thoshte në shkollë profesori i mjeshtërisë së aktorit.

Hë të keqen or të keqen të jeshe nga ndonjë anë… Malua me parenë e tij ishin në qejfe të mëdha, më vonë pronari i lokalit më tha se përcillnin një mik që i kish dalë llotoja për Amerikë, dhe sikur të më dinin mendjen, shpalosën tërë repertorin e tyre me atë mjeshtëri e virtuozitet që merret direkt nga sisa e nënës, në ato treva të bekuara nga i ke rrënjët edhe ti.

E kështu mor i dashur, i hallakatur në mejtimet e mija, i zhytur në ujëvarat e isos labe që po m’ i jepte me doza simpatike krahët për të nisur fluturimin drejt atyre majave të panjohura, drejt atyre brigjeve të ëndërruara për ku njeriu rrallë niset e akoma më rrallë mbërrin, isha gati në prag të labartpërgjumjes… kur, më zuri veshi emrin tënd.

U zgjova, shkunda kokën, u përqendrova, hapa veshët pipëz për të kapur fjalët e këngës …

Ç’ mund të hyjë këtu Dauti xhanëm?!… kur prapë…

O Daut more…

Daut djali, o lule e e e e e !

Vetë Malua po këndonte me një paraponi të tillë a thua se e kish zënë ndonjë hall e kish dalë majë bregut e po të thërriste të vije sa më parë.

Malua që thua ti veç se është bilbil për t’ ja thënë këngës çoku ka dhe damarin e rapsodit, krijon vargje. Mirë o mirë po me Dautin tim ç’ duan, thashë me vete dhe u vura të dëgjoj.

Kënga ishte tamam për ty miku im dhe mua mu ngritën leshtë e kokës përpjetë. Dreq o punë thashë, unë sa fola me Dautin, nuk më tha ndonjë ngjarje të hatashme që të vinte në lëvizje mekanizmin folklorik të Malo – Miços, se në Labëri me sa di unë që të të këndohet për së gjalli duhet të kesh bërë çudira më të mëdha dhe se vetë Enveri.

E pra, Daut vëllai, u vura ta dëgjoj. Pak a shumë vargjet, me aq sa mund ti kapja dhe me ca shënime që mbajta në një kartë pecete me lapsin e dyqanxhiut, janë si më poshtë:

O Daut na mori lumi,

si rri qetë, si të zë gjumi,

grekët, pas zakonit, natën

na e muarr konsullatën

Esheref – o, gjeç belanë,

ti që na bëre hatanë.

Ike or të dhjefsha kakon,

na le peshqesh Jani Dakon

Po ç’ të tha mëndja Sheref,

të keshëm në krye shef.

Si guxoi ay muti i mutit,

të zërë vendin e Dautit?!

Të zërë vëndnë e Ilirianit,

brigadjeri i Dervicianit?!

A u shofsh moj Labëri,

që s’ u gjet një djalë i ri,

t’ i marrë nga duart Saliut,

Konsullatën e Aliut!

Siç e kupton edhe vetë refreni,

O Daut mo-jo-re…

Daut djali o lule e e e e e !

…që shtohej pas çdo vargu i jepte tjetër lezet ligjërimit. Siç më tha më vonë një miku i Malos versioni përfundimtar i këngës mund të mos jetë ky. Ky është materiali bruto i papërpunuar.

Malua si ithtar i flaktë i Kadaresë e ka idenë e mokrrës së stërlashtë që përpunon, lëmon dhe lustron këngën e hedhur në të…

“Por ama, sido që të jetë, është turp për ne lebërit e Janinës të na marrën ata shkërdhatat konsullatën… E ç’ fituam ne nga thesari i Aliut? Lesh! Atë copë konsullatë e keshëm si ngushëllim, ndiheshim si tanët or ti…”

Shokut të Malos iu mbushën sytë. Uli kokën për të mos ia parë unë lotët që i rridhnin faqeve të nxira, më tha një natën e mirë, nxitimthi dhe bëri teposhtë kalldrëmit të lashtë nga… ku i dihet?… mund të ketë kaluar edhe vetë Ali Pashai se që ti kaloje andej e di, se të kam parë me sytë e mi.

Të përqafoj,

Arqile Garo.

Next Post

"13 prona dhe 5 llogari bankare" - Noteres së njohur në Tiranë i sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, dyshime se i përfitoi nga burime kriminale

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon fotot zyrtare: Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin

Zgjedhjet në Tiranë janë në dorë të PD

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved