• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Një parlament i vjetër i rikthyer nga pushimet

September 13, 2025
in Blog

Mero Baze

Parlamenti i ri që u mblodh sot duket sikur ka kthyer nga pushimet parlamentin e vjetër. Edhe pse 72 deputetë janë të rinj, shumica nga Partia Socialiste, parlamenti ngjan si i vjetri për shkak të opozitës. Nëse ti shikoje skenat e sotme dhe nuk e dije që ishe në shtator 2025, do mendoje njësoj si në shtator 2024 apo 2020.

E vetmja gjë e re është se Flamurit, në mënyrë të pabesueshme, kanë nisur t’i dalin thinjat, një gjë që shumë vetë nuk e besojnë ngaqë thinjat i lidhin me mençurinë.

Edhe Saliu është pak më i krrusur, dhe me demencë më të shtuar, por zëri s’i ka ndryshuar. Duket përsëri sikur ka fituar zgjedhjet.

Gazmend Bardhin nuk e dallon dot nëse është duke sharë Saliun apo Edi Ramën, po qe se nuk e ke mendjen mirë çfarë thotë. Gjestet i ka njësoj. Është pak më i qetë nga Zengjina e Roskovecit, e cila deklaroi divorc me të, kështu që nuk do dëgjojmë më shprehjen epshndjellëse “O Gazo”, nëse nuk e rimerr Bujar Leskaj ngaqë nuk e njeh për kryetar grupi.

Albana Vokshi duket që ka të vetmet harxhime dhe sakrifica i ka bërë për t’u dukur në pamje njësoj si vitin e shkuar. Sa i përket gjesteve dhe ulërimave nuk ka nevojë të sforcohet, i ka natyrale.

Portretet e McGonigal-it në duart e opozitës i bëjnë të ngjajnë me vullnetarët e Enverit që tundnin portretin e tij pas vdekjes. Kushedi sa do tërbohet ish-e dashura e McGonigal-it nëse shikon skenën dhe nuk ja përkthen njeri. Do mendojë që është bërë udhëheqës në Shqipëri.

Socialistët po ashtu kanë nxjerrë në vijë të parë njerëzit me më shumë përvojë të tyre në parlament. Taulant Balla duket sikur e ka lidhur fatin me Gazmend Bardhin, i cili e ndjek nga pas nga Elbasani në Fier dhe tani sërish në grup parlamentar.

Peleshi, që kur bërtiste Saliu nuk e gjeje dot kur ishte fshehur në sallë, tani do ketë mundësi të jetë përballë tij, dhe paramendoj se batuta më e rëndë e tij kundër sharjeve të Saliut do jetë: “Të të vijë rëndë, të të vijë për këto që thua”.

Grupi i ministrave, nën udhëheqjen e Belës, do të jenë po ata që ishin, të stërvitur për t’u futur në Kuvend kur opozitarët të bllokojnë derën duke ndezur zjarre. E vetmja që do ta ketë të vështirë ta kapin më në Kuvend do jetë Elisa, e cila do harxhojë tani më shumë kohë në ajër se në tokë.

E vetmja ministre sypatrembur mbetet Diella. Ajo i ka gati të gjitha përgjigjet për të gjitha akuzat që do t’i bëhen. Ajo mund t’i përgjigjet Berishës kur thotë që është ministre antikushtetuese, mund të replikoje me Flamurin kur t’i thotë “kurvë”, apo kur t’i nxjerrë gishtin e mesit, dhe të debatojë me Albanën kur ta akuzojë për korrupsion në tendera. E vetmja vështirësi e saj do të jetë nëse Berisha i ngatërron emrin dhe i thotë: “Ti je Diella Gjoka, Diella Bajri apo Diella Hajri?”, dhe ajo mund të mos përgjigjet pasi mendon se nuk e ka me atë.

Në çdo rast tjetër ajo do të jetë model i betejës parlamentare. Madje socialistët do të bëjnë seanca konsultative para seancave me Diellën, për ta pyetur atë si do përgjigjen në çdo rast. Këtu ekziston dhe rreziku që, nëse deputetët nuk e ndjekin dot logjikën e saj, ta përjashtojnë Diellën nga pjesëmarrja në Kuvend meqë nuk përjashtojnë dot deputetët.

Si qytetarja digjitale e re e politikës, ajo do të vërë në pozitë të vështirë qytetarin digjital të Berishës, i cili merr pjesë në politikë nga viti 2013.

Arsyet përse parlamenti ngjan njësoj janë të shpjegueshme, kur ke parasysh që qeveria i ka punët në terezi në mandatin e saj të katërt dhe s’ka pse ndryshon shumë. Por duket që më në terezi i ka Berisha, i cili është superior në raport me Ramën në aspektin e mosndryshimit të asgjëje. As të budallallëkut që e ka lënë të paktën 16 vite në opozitë deri tani. Në një farë mënyre, ai duket i emëruari më i qartë i Edi Ramës në atë sallë. I emëruar për ta mbajtur në pushtet dhe për t’ia bërë më të lehtë të ardhmen. Hallall i pastë lekët.

Next Post

Trump hesht, ndërsa Putin dhe Netanyahu kalojnë çdo cak

"Tronditet" qeveria Rama 4 nga Sonila i Becchetit! Më bezdis shumë që shqiptarët janë kaq pasivë, ndjeva zero emocion nga qeveria e re!

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved