• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Njeriu i “ndershëm” Meta Metaj nxiton para se të iki Kraja: SPAK të vazhdojë punën, jam qelibar dhe shumë transparent

September 30, 2022
in Debat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar paditë e ngritura kundër tij në Prokurorinë e Posaçme duke thënë se nuk ka bërë kurrë asnjë shkelje ligji.

Meta deklaroi se SPAK duhet të vazhdojë punën e tij ndërsa shtoi se nuk mund të ndalojë askënd të dërguar nga rilindja për të bërë kallëzime kundër tij.

“Unë besoj e kam bërë të qarta qëndrimet e mia. Kam qenë dhe jam shumë transparent për gjithçka që kam bërë në jetën time si qytetar i Shqipërisë. Unë nuk kam bërë kurrë në asnjë shkelje ligji në këtë planet. Në ndonjë planet tjetër nuk mbaj mend të kem qenë.

SPAK të vazhdojë punën e vet. Nuk ndalojë lloj lloj delinkuentësh të shkojnë në kuadër të biznesit të ri që ka dalësi kallëzues nga rilindja për të bërë kallëzime kundër Ilir Metës. Unë do të përgjigjem. Pastaj se çfarë përfaqëson ky sistem drejtësie atë e shohim të gjithë. E shohin rezultatet ku ndodhet drejtësia. Ai ka thënë në kongresin e partisë së tij që këto janë krijesa të partisë së tij”, tha Meta në një emision televiziv.

Meta komentoi edhe çështjen në Gjykatën e Tiranës sa i përket drejtimit të Partisë Demokratike duke vlerësuar lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u rikthyer në krye të partisë. Meta nënvizoi se lëvizjet e Bashës ka qenë të koordinuara me ato të kryeministrit Edi Rama duke dëmtuar të gjithë opozitën.

“Ne kemi ndjekur një proces të hapur dhe transparent të zotit Berisha që u quajt foltore. Kemi një festë të tyre që ndodhi në 11 Dhjetor në stadiumin kombëtar. Kemi edhe disa ngjarje si 8 Janari apo kongresin me 2 mijë karrige dhe 5 mijë delegatë. Kemi edhe një dekret të 6 marsit që tregoi se ku është dhe kush PD në të vërtetë. Ne kemi një shembull, bastion më i fortë i PD në Shqipëri është Shkodra që është qyteti më i madh dhe më demokratik.

Nëse shikojmë raportin e forcave atje është 4 me 1. Kështu që ky është një debat i ezauruar. A mund të ishin bërë më shumë përpjekje nga Berisha për të afruar më shumë persona. Mendoj që po, në çdo kohë mund të bëhet më shumë. Por a nuk e dimë ne s ai vendosur ka qenë Basha në rolin e tij në shërbim të Edi Ramës?! Unë di shumë mirë për shkak të veprimeve të tij të koordinuara me Ramën si është djegia e mandative, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale. Në këtë drejtim është e qartë se një pjesë e këtyre njerëzve janë peng”.

Next Post

Analisti i njohur Bekteshi: “Mitomania” që kërkon elitë demokratike nga “mitra e pushteteve të përgjakura”!

Takimi me ambasadorët e BE për amnistinë fiskale! Zv/ ministrja: Kërkuan rritje të taksimit të posaçëm, pr/ligji do garantojë rritje ekonomike

Majko zbulon detaje nga vizita në burgun e Hagës: Ja si e gjeta Thaçin e Veselin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved