• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Noka do përfundojë në burg”, avokati: Akuza të rënda për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

September 28, 2025
in Aktualitet, Debat

Avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të ashpra ndaj opozitës, duke e cilësuar atë si të “vdekur politikisht” dhe të përçarë. Sipas Beqirit, opozita ka mbi katër muaj që përpiqet të godasë politikisht Erion Veliaj, me shpresën për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, por pa rezultat.

Avokati tha në “Ora e Fundit” në ABC News se Flamur Nokën e pret burgu, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash, për korrupsion dhe pastrim parash. Belind Këlliçi, po ashtu është nën hetim, sipas avokatit, për falsifikim dokumentesh. Në këto kushte sipas Beqirit, opozita nuk ka një kandidat potencial përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.

Beqiri u shpreh gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një “goditje vdekjeprurëse” për Partinë Demokratike në kryeqytet, ndërsa vlerësoi Ogerta Manastirliun si një pasardhëse të denjë të Veliajt dhe Ramës, duke parashikuar një fitore të thellë të mazhorancës.

“Opozitë i thënçin se ka vdekur prej kohësh. kanë mbi katër muaj, që vunë në shënjestër për të ekzekutuar Erion Veliajn, me bindjen që duke e vrarë Erion Veliaj ata do të kishin një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 11 majit. Që kur Nesti Angoni nisi letrën anonime, duhet ta kishin gati kandidatin. Por, ata janë një stan me bulmet të prishur dhe kandidatin do ua gjejë Flamur Noka. Noka do përfundojë në burg, ka kallëzim për korrupsion të lartë dhe pastrim parash të pista, plus pastrimin e pasaportave që ka bërë. Noka e ka pas qafe.

Belindin e shikoni që s’po buzëqesh dot, dje ishte në SPAK, vajti se është vetë nën hetim. Hetohet për falsifikim dokumentesh. Në këtë aspket ky grup që do të gjejë kandidatin, në këtë stan të prishur çfarë kandidati do të gjejnë?! 11 maji ishte domethënës, menduan se i prenë krahun Erion Veliajt. Të jenë të bindur që me këto zgjedhje që do të bëhen do të marrin një goditje vdekjeprurëse. Nuk do të ketë më PD në Tiranë. Manastirliu ka përvojën e Ramës dhe Veliajt që ishin nga më të shkëlqyerat. Jo vetëm që do të jetë një fitore e jashtëzakonshme, por do të jetë dhe një turp për opozitën. Një turp që s’ka ku shkon më”, tha avokati Idajet Beqiri.

Next Post

DASH publikon raportin për klimën e biznesit: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme! Përmbush standardet mbi transparencën fiskale dhe detyrimet e borxhit

Ankandi i pazakontë i PD-së për kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Dy italianë, dy viktima: “Besa” shqiptare që po vret invetimet e huaja dhe turizmin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved