• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nuk ia doli gjithë bota, Putin ul në tryezë presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë

November 27, 2021
in Bota

Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit ranë dakord gjatë bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin për të bashkëpunuar së bashku në lidhje me çështjen e demarkacionit, pas një lufte mes dy vendeve që iu mori jetën 6500 personave vitin e kaluar.

Kreu i Kremlinit bëri bashkë në Soçi presidentin armen Nikol Pashinyan dhe atë azer, Ilham Aliyev, 10 ditë pas përplasjes së fundit në kufirin mes dy vendeve.

“Bëmë një analizë të situatës së fundit në rajonin Nagorno-Karabakh. Së bashku, vlerësuam punën e paqeruajtësve rusë, rojeve kufitare dhe specialistëve të minave dhe atyre që po punojnë për kthimin e njerëzve në banesat e tyre”, u shpreh Putin.

Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga 3 presidentët, Aliyev dhe Pashinyan ranë dakord të punojnë në lidhje me ngritjen e një komisioni të përbashkët për të përcaktuar vijën kufitare, një nga temat kryesore që kanë mbetur pa zgjidhur, përpara se të ndërhynte Rusia për t’i dhënë fund luftimeve.

Azerbajxhani doli si fituesi në këtë përballje duke rimarrë territorin që kishte humbur në një luftë të mëparshme midis viteve 1991 dhe 1994. Por shumë çështje mbeten të pazgjidhura, duke përfshirë statusin ligjor të Nagorno-Karabakut dhe armenëve që jetojnë atje, të cilët numërohet të ishin 150,000 para luftës.

Në komunikatë thuhej se liderët diskutuan zhbllokimin e lidhjeve ekonomike dhe të transportit, por nuk përmendej kthimi i të burgosurve të luftës.

Next Post

Rrezikojmë të zgjojmë “fantazmat” e dy Luftërave Botërore

Jeta e panjohur e Ismail Qemalit pa ditëlindje dhe pa mbiemrin Vlora: Njihuni me greken Kleoniqi Surmeli, zonja e parë e shtetit shqiptar

Pse Berisha flet përditë për vdekjen e tij?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved