• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nuk ishte në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE te Kryeministria, reagon kreu i SPAK: Me ftuan por kisha punë

July 20, 2022
in Aktualitet, Debat

Në aktivitetin e sotëm të ceremonisë së ngritjes së flamurit të BE tek kryeministria në mënyrë simbolike ka qenë i ftuar edhe kreu i SPAK Arben Kraja, ndonëse nuk mori pjesë. I kontaktuar nga Report Tv, për mungesën e tij, Kraja pranoi që e ka marrë ftesën, por sqaroi se nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera.

“Kam pasur ftesë, por për arsye të angazhimeve që kisha të planifikuara më parë online takime me autiritete homologe të huaj, nuk kisha mundësi të shkoja, angazhime për çështje pune”, tha Kraja për Report Tv.

Ndërkohë ditën e djeshme në llogarinë zyrtare të SPAK në Twitter, Kraja shprehu vlerësimin për hapjen e negociatave duke vënë theksin edhe tek kontributi i këtij institucioni.

“Shqipëria një hap para drejt familjes së madhe Europiane! Krenarë për kontributin e dhënë në këtë proces. Të ndërgjegjshëm për punë të mëdha përpara. Të vendosur për të realizuar pritshmëritë e shtetasve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë”, shkruhej në urim.

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, sot në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita.

Një ditë më parë (19 korrik) Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.

Next Post

Sa zgjat anëtarësimi në BE? Mesatarisht 5 vite nga hapja e negociatave, por i tejzgjatur për disa vende të lindjes

VIDEO/ Çmenduri në qendër të Napolit! Grabitësi i vë armën në kokë turistit, i merr orën dhe ia kthen për 5 minuta: Është false, s’ia vlen

VIDEO/ Kumbullën nuk e mbajnë nervat dhe kacafytet me kundërshtarët, Mourinho e sheh duke qeshur nga pankina

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved