• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nuk tërhiqen nga dhuna: Basha, Berisha e Kryemadhi sfidojnë SHBA-BE!

February 27, 2019
in Aktualitet

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë sfiduar dje hapur ndërkombëtarët. Edhe pse SHBA, BE dhe shumë shtete të tjera kanë kërkuar që të mos ketë më dhunë dhe përplasje me policinë, Basha e Kryemadhi kanë nxitur dje turmën për të mësyrë drejt Parlamentit. Gazeta e tha disa herë se ka një plan nga partitë opozitare për të sulmuar sallën e Parlamenti dhe dje u tentua një gjë e tillë, por u ndalua nga forcat e rendit.

Dje Kuvendi u mblodh në seancë plenare, por PD e LSI e shfrytëzuan këtë aktivitet për të rrethuar godinë dhe sulmuar deputetët e ministrat, duke dëshmuar dhe një herë se duan të marrin pushtetin me dhunë. Pas djegies së mandateve, duket se tani strategjia e tyre është që të çosh vendin drejt destabilizimit dhe përplasjes civile. Dje turma e protestuesve sulmoi policinë dhe Gardën me gurë e mjetë të forta, kjo detyroi forcat e rendit që të përdornin gaz lotsjellës, njësoj si më 16 maj.

Po ashtu u aktivizua dhe një makinë me ujë, për të shpërndarë turmën. Por ajo që ra në sy është se ndryshe nga sa kanë kërkuar ndërkombëtarët, dje kishte tym e flakë. Ambasada e SHBA e ka bërë të qartë se dhuna është e patolerueshme. Të njëjtën gjë kanë thanë disa eurodeputetë dhe zyrtarë të Parlamentit Europian. Por PD e LSI kanë vendosur t’i injorojnë, duke tentuar skenar dhune për të ardhur në pushtet.

Flet Basha

Gjatë tubimit të djeshëm, krerët e opozitës morën me radhë fjalën, duke bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë. Basha tha se koha për fjalë ka mbaruar. Po ashtu ai u dërgoi një mesazh ndërkombëtarëve duke deklaruar se duhet të dëgjojnë se kjo po bëhet për integrimin e vendit. Po ashtu ai u bëri thirrje policëve të arrestojnë Ramën.

“Ne jemi sot këtu, me një mesazh të qartë e të prerë në emër të opozitës, që është mesazhi i shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të djathtë e të majtë: Edi Rama, ti që u ke hequr bukën e gojës shqiptarëve, ti që i detyron të ikin, nuk ke për ta bërë parlamentin rulotë me rrota, që ta zhvendosësh sa andej-këndej, të mbushur me kriminelë, ora e së vërtetës ka ardhur dhe koha për fjalë ka mbaruar.

Ndaj, vëllezër e motra, le ta dëgjojë Tirana dhe e gjithë Shqipëria, le ta dëgjojë gjithë bota, zërin e vetëm që do të dëgjohet këtej e tutje në këtë vend, zërin e qytetarëve, zërin e njerëzve të thjeshtë e të ndershëm, zërin e popullit evropian të Shqipërisë. Ne e kemi nisur këtë betejë, për fatin evropian të vendit”, tha Basha. Ai u shpreh se opozita po lufton për vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe jo votës së blerë e të diktuar nga narko-mafia.

Flet Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në fjalën e mbajtur gjatë protestës se parlamenti do të rrethohet çdo ditë deri në rrëzimin e qeverisë. “Hajdutët kanë frikë dhe sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit, selinë e atij Kuvendi ku për hir të së vërtetës parlamentarët nuk kanë frikë nga populli i tyre, por përkundrazi, e përfaqësojnë atë.

Ata sot treguan edhe njëherë që nuk janë përfaqësues të popullit. Ata treguan edhe njëherë që janë përfaqësues të Avdylajve, Bajrave, Habilajve dhe kriminelëve, që jo vetëm vodhën, kërcënuan shqiptarët, por edhe i varfëruan ata. Ai Parlament ku sot kanë më shumë se katër orë që janë ngujuar deputetët nga frika, sot tregon edhe njëherë që është parlamenti që punon vetëm për pesë veta. Ai parlament sot tregoi edhe njëherë që në thelbin e zemrës së tyre nuk ekziston respekti dhe dashuria për votuesit e tyre socialistë, por ekziston vetëm dashuria për Vangjushin dhe për gjithë kriminelët e tjerë, që përdorën paratë e drogës për të bërë Edi Ramën kryeministër të Narkoshtetit”, deklaroi Kryemadhi./Kliti Topalli

Next Post

Prokuroria mbyll hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri, tani fjalën e ka gjykata

FOTO/ Zeni duke ndjekur babain nga televizori teksa djeg vendin, Armina i bënë surprizë

Balla zbulon çfarë kishin shishet e mbushura te selia e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved