• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Numri dy i Krimeve të Rënda nën hetim, çudira në deklaratën e pasurisë

March 20, 2018
in Aktualitet
        
 

Në mesin e prokurorëve të Krimeve të Rënda, në listën e procesit të vettingut  bën pjesë edhe numri dy i këtij institucioni Gentian Osmani.

Dosja e verifikimit të ligjshmërisë së pasurisë së Osmanit i është bashkuar dosjes së 67 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilat që vitin e kaluar,  janë marrë në dorëzim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në media është raportuar se pasuria e më pak se gjysmës së 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve ka rezultuar me probleme ligjore, të cilat janë reflektuar në dosje, shkruan CNA. Thënë ndryshe, nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do të konfirmojë gjetjet e konstatuara nga ILDKP, prokurorët dhe gjyqtarët të gjetur me probleme ligjore, do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.

Ende nuk dihet, nëse dosja e prokurorit Osmani, ka rezultuar me probleme ligjore, por referuar deklaratës së pasurisë së tij, pavarësisht çudisë me çmimin e blerjes dhe shitjes së një apartamenti, është i vetmi që ka deklaruar burimin e të ardhurave.

Gentian Osmani, i cili është në verifikim apo më saktë nën hetim pasuror nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,  është njëri nga prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në kohën që Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi heqjen e imunitetit të Tahirit, pranë Këshillit të Mandateve, Osmani u sulmua dhe u shënjestrua si i lidhur me ngjarjen e Gërdecit.

Kjo për shkak se babai i tij, Ahmet Osmani, ka qenë zyrtar i kompanisë shtetërore të eksportit të armëve,  MEICO, në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën kur shpërtheu Gërdeci.

Çudia me shitjen e shtëpisë

Prokurori Gentjan Osmani ka deklaruar në vitin 2016, një apartament 1+1 me sipërfaqe  prej 72 metra, tek Komuna e Parisit me vlerë  67.680 euro, nga e cila ka paguar 63.680 euro.

Sipas tij, diferenca prej 4 mijë euro ka zbritur si penalitet kontraktor për dorëzimin me vonesë të pasurisë.

Me datë 13.10.2016 në Zyrën Vendore te Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme, është bërë rivlerësimi i pasurisë në shumën 80.000 euro.

Të njëjtën pasuri Osmani e ka deklaruar të shitur, por 13 mijë euro më shumë se e ka blerë.

Apartamentin që  e ka blerë 63 mijë euro,  ku gjysmën e ka ai dhe pjesën tjetër bashkëshortja, gjyqtarja Marinela Osmani, e ka shitur  në datën 19.12.2016 në vlerën 80 mijë euro, duke fituar kështu 13 mijë euro.

80 mijë eurot e fituara nga shitja e apartamentit i ka depozituar në bankë.

Gjithashtu ai ka deklaruar një autoveturë mercedez benz 204, viti i prodhimit 2007, me vlerë 900.000 lekë, të cilën e ka deklaruar si pasuri të përkohshme, llogarinë bankare në shumën 353.24 euro.

Sipas tij, burimi i i krijimit të kësaj shume vjen nga një udhëtim i bashkëshortes për një trajnim në programin e organizuar nga International Financë Corporation “Word Bank Group” në Malajzi.

Gjithashtu ai ka deklaruar kursime në vlerën 1.000.000 lekë, pagën dhe shpërblimet të përfituara nga detyra si prokuror i Krimeve të Rënda, në shumën 1.696.167 lekë, shpërblimin si anëtar i këshillit të Prokurorisë për pjesëmarrje në mbledhje në shumën 76.500 lekë, pagën dhe shpërblimet e bashkëshortes të përfituara nga detyra si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shumën 1.333.012 lekë.


        
 
Next Post

Droga, 37 të arrestuar në Leçe; asnjë shqiptar mes tyre

Hysaj “shet mend” me makinën e tij superluksoze, policia i bën një surprizë (Foto)

Deputeti Flamur Golemi nxjer bllof Tritan Shehun: Ja faktet që çmontojnë akuzat boshe të ish-minisrin e PD

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In