• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

OBSH: Evropa zëvendëson Kinën si epiqendër e pandemisë

March 15, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se tashmë Evropa ka zëvendësuar Kinën si epiqendrën e pandemisë së koronavirusit. Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve të premten në Gjenevë se në Evropë “po raportohen më shumë raste çdo ditë sesa raportoheshin në Kinë në kulmin e epidemisë”.

Në Itali numri i infeksioneve të reja me koronavirus u rrit me më shumë se 2.500 në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend, në 17.660 ndërsa numri i të vdekurve llogaritet në 1266.

Spanja njoftohet se ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për dy javë. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se të shtunën numri i të prekurve në vend ka arritur në 5.700, një rritje me më shumë se 1.500 në 24 orë. Zyrtarët spanjollë pritet gjithashtu të bëjnë publike masa shtesë të rrepta për të mbajtur nën kontroll situatën, përfshirë kufizime të lëvizjes nga shtëpitë për shtetasit, përveçse në raste urgjente.

Danimarka dhe Polonia iu bashkuan vendeve të tjera duke mbyllur kufijtë. Rusia njoftoi se do t’i mbyllë kufijtë me Norvegjinë dhe Poloninë të dielën. Rastet e reja dhe numri i vdekjeve gjithashtu shënuan rritje të premten në Gjermani,

Në Shtetet e Bashkuara, 49 shtete nga 50 gjithsej kanë raportuar raste me koronavirus. Vetëm West Virginia nuk ka raportuar ende asnjë rast. Rastet e të prekurve në SHBA përbëjnë rreth 1 për qind të totalit botëror prej më shumë se 145,000 rastesh. Por zyrtarët e shëndetit publik po përgatiten për një numër më të madh pacientësh. Disa zyrtarë thonë se numri mund të jetë shumë më i madh për shkak të testimeve të kufizuara deri më tani. Numri i personave të prekur në SHBA është mbi 2100 ndërsa janë regjistruar rreth 48 raste personash që kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Numri më i madh i vdekjeve nga koronavirusi është regjistruar në shtetin e Uashingtonit, gjithsej 37 raste.

Next Post

Aurela Gaçe karantinohet në SHBA, do i nënshtrohet kontrolleve të shtetit

Këshilla në kushte shtëpie, Brataj: Ja medikamentet që duhet të përdorni nëse keni shenja gripi

Ilaçi që kuroi të infektuarit me Covid-19 në Itali vjen në Shqipëri dhe do aplikohet nga Infektivi, mjeku Pipero tregon kur do përdoret

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved