Sali Berisha, nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, por do të hyjë në kuvendin e ri si humbës, madje me tre grupe parlamentare.
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News theksoi se krijimi i tre grupeve parlamentare është një skemë e njohur, e cila sipas tij është përdorur edhe më përpara.
Sipas tij, përmes kësaj formule, opozita do përpiqet të ngrejë më shumë mocione dhe interpelancë në Kuvend.
“Nuk i dihet se çfarë plani ka, nuk i dihet e çfarë xhiron Berisha. Këtë skemë që përdor Berisha është një skemë e njohur.
Kjo ka lindur që nga 2005. Pjesa për të cilën po ë bën Berisha është një skemë, e cila synon organizmin e opozitës.
Do të ngrenë mocione të ndryshe dhe mund të ngrenë disa shqetësime me problematike në të cilat qeveris mazhoranca”, tha ai.