Organizata kryesore e Xhorxh Soros ka reaguar lidhur me akuzat e Presidentit Donald Trump teksa ky i fundit i ka akuzuar ata për financimin e protestave të dhunshme dhe shkaktimin e dëmeve të përhapura në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
– Advertisement –
Në reagimin e Organizatës kryesore të Xhorxh Soros, akuzat e presidentit amerikan i quan të pavërteta, duke theksuar se synimi i organizatës është të avancohen të drejtat e njeriut në SHBA dhe mbarë botën.
“Fondacionet për Shoqëri të Hapur të themeluara nga George Soros dhe të kryesuara nga Alex Soros, nuk mbështesin dhe as nuk financojnë protesta të dhunshme. Akuzat që pretendojnë të kundërtën janë të pavërteta, dhe kërcënimet ndaj themeluesit dhe kryetarit tonë janë të papranueshme. Misioni ynë është të avancojmë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe parimet demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.
Ne qëndrojmë në mbrojtje të lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta e SHBA-së, përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes dhe protestën paqësore, që janë shtylla kryesore të çdo demokracie të gjallë”, shkruan Organizata e Xhorxh Soros në X.