• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Pa miratimin e tyre s’qarkullon asnjë varkë”! Il Messaggerio “zbërthen” mafien shqiptare: Ecin me “nder” dhe “pakte gjaku”

March 20, 2023
in Blog

“‘Besa’, ose ‘besimi’, përfaqëson kodin e shenjtë të nderit të shqiptarëve. Por ky kod duket se po përdoret edhe nga anëtarët e organizatave kriminale shqiptare, një kontratë e pacenueshme dhe e pazgjidhshme, të cilën anëtarët e klaneve e përdorin si betim, thelbi ritual i një pakti gjaku që projekton një brez të tërë të ri në krim dhe brutalitet.”

Kështu e nis artikullin e saj e përditshmja italiane, “Il Messaggerio”, teksa analizon dhe zbërthen veprimtarinë e mafias shqiptare, në aktivitetin e trafikut të drogës, kryesisht kokainës.

Asnjë keqardhje, shumë pak ndërmjetës dhe ‘profesionalizëm’ absolut. Kështu rrjeti mafioz shqiptar ka arritur të sigurojë një rol parësor në Evropë në tregtinë e kokainës. Këtë e ritheksoi edhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), duke konfirmuar studimet e ekspertëve më të mirë për krimin e organizuar.

Por segmenti tjetër i fuqisë së madhe të ‘mafia shqiptare’ është trafikimi i qenieve njerëzore. Emergjenca e emigrantëve po përfaqëson ‘eldoradon’ e re të mbi 40 bandave shqiptare që veprojnë në të gjithë Evropën, nga Belgjika në Spanjë, nga Greqia në Francë në Angli. Me gjithë imazhin gjeografik të një ‘krimi fshatar’ dhe gati primitiv, bandat shqiptare kanë mundur të kapin ndryshimet dhe kontradiktat e shekullit tonë, duke shfrytëzuar brishtësinë dhe pasiguritë e tij.

Klanet shqiptare kanë huazuar rregullin e artë të karteleve meksikane: korrupsionin dhe kontrollin e terrorit dhe më pas veprojnë në llogore. Tashmë në vitin 2006, Europol raportoi se 90% e emigrantëve që arritën në Evropë përdorën një rrjet kontrabande, duke gjeneruar kështu mes 5-6 miliardë dollarë për mafiozët.

Duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat mafioze italiane, shqiptarët, sipas një studimi të fundit të disa organizatave franceze të këtij sektori, kanë korruptuar ‘mijëra nëpunës civilë duke i përdorur si filtër për cilësinë e dokumenteve false dhe nxjerrjen e tyre’.

Megjithëse shqiptarët organizojnë rrjetet, zakonisht janë bandat kurde, siriane dhe marokene që janë të pranishme në plazhe dhe veprojnë si krahë të armatosur. Për sa i përket vendit tonë, mjafton të lexojmë një reportazh të Dia-s të disa kohëve më parë:

‘Shqiptarët kanë kontroll ekskluziv të rrugës ballkanike drejt Italisë’. Vështirë të jesh në gjendje të lëvizësh një varkë pa pëlqimin e tyre. Dhe kështu çdo lëvizje e paligjshme bëhet burim të ardhurash: armë, drogë, por edhe emigrantë, trafikimi i të cilëve shpesh u besohet organizatave kriminale turke.

Next Post

Papa dërgon në Mirditë krahun e tij të djathtë. Numri 2 i Vatikanit mbledh në Rrëshen peshkopët katolikë shqiptarë

“Kostoja e jetesës është shumë e ulët”! “Trevelinglifestyle”: Shqipëria destinacioni i vitit

49 minuta me Xha Brahon e vuajtur (Mehdi Malkaj), që sot jeton me 200 euro në muaj

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved