• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Pabuksa”! Racizmi i shqiptarëve kundër turistëve

August 18, 2025
in Aktualitet
Turiste duke ecur me valixhe ne duar ne sheshin Skenderbej. Gjate katermujorit te pare 2023, numri i shtetasve te huaj qe kane hyre ne territorin shqiptar eshte 1.684.820. Ky numer eshte rritur me 57%, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2022./r/n/r/nTourists walking with suitcases in Skanderbeg Square. During the first quarter of 2023, the number of foreign citizens who entered the Albanian territory is 1,684,820. This number has increased by 57%, compared to the same period of 2022.

Turiste duke ecur me valixhe ne duar ne sheshin Skenderbej. Gjate katermujorit te pare 2023, numri i shtetasve te huaj qe kane hyre ne territorin shqiptar eshte 1.684.820. Ky numer eshte rritur me 57%, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2022./r/n/r/nTourists walking with suitcases in Skanderbeg Square. During the first quarter of 2023, the number of foreign citizens who entered the Albanian territory is 1,684,820. This number has increased by 57%, compared to the same period of 2022.

Nga Ergys Mërtiri

Racizmi kundër turistëve është fenomeni më i fundit i shfaqur tek shqiptarët. Ankohen se turistët po na prishin qetësinë publike, se kanë pretendime dhe mbi të gjitha, e kursejnë paranë dhe nuk shpenzojnë shumë.

Ne vërtetë duam turizëm, por duam turistë model, që nuk dehen, nuk bëjnë zhurmë, nuk kërkojnë standarde, nuk bëjnë çiçin nëpër lulishte (nëse ka mbetur ndonjë në këtë vend) dhe mbi të gjitha, që e derdhin paranë lumë.

Gjithandej sheh njerëz që shfryjnë kundër turistëve duke i quajtur pabuksë, pisanjosë, tekanjosë etj. Dhe këto i ankesa i shprehin banorë nga vendi i turizmit që uzurpon hapësirat publike, ndalon termusin dhe ta fut në faturë, vend që, për më tepër, nuk ofron asgjë përveç natyrës, që ia ka fal Zoti.

Kërkohet turizëm elitar në një vend që ende nuk ofron as shërbime, as infrastrukturë, as standard, madje në shumë raste as një minimum edukate qytetare apo fije njerëzillëku!

Një infeksion mendor shumë i përhapur tek shqiptari i sotëm, shfaq prirjen idiote për të pretenduar që tjetri të të mbulojë me para, pa llogaritur fare se çfarë ofron ti vetë.

Ky infeksion buron nga kultura e të fortit dhe mentaliteti kompleksiv i vetëdijes së pronarit që nuk ngrihet dot në nivelin e sipërmarrësit në shërbime.

Më shumë sesa të fitojë, pronari ka hall të demonstrojë fuqinë e vet, karakterin e vetë kompleksiv lidhur me pronën dhe pushtetin. Ai nuk shërben, por sundon në investimin e vet. Klienti këtu nuk është mbret si kudo, por një bujtës që dëshmon madhështinë e pronës dhe investimit të tij.

Kjo më kujton kur kam qenë në gjimnaz, kur pronarët e lokaleve ankoheshin shpesh se iu zinim tavolinat duke marrë vetëm kafe.

Prestigji i pronarit ndjehej i cënuar nga çmimi i ulët i faturës që klienti paguan për shkak të produktit jo të shtrenjtë që konsumon.

Ai do të ishte i vlerësuar vetëm kur klienti prorsit pije të shtrenjta dhe paguan një faturë të majme. Respekti për investimin përcaktohet nga shifra e faturës që klienti paguan.

Ky realitet në fakt vjen më shumë për shkak se klasa e investitorëve në këtë vend, vjen vetë nga një e kaluar pabuksësh.

Ky vend ka bërë me lekë shumë druvarë e banditë, që tashmë janë futur në sektorin e shërbimeve pas një kariere të suksesshme në fushën e grabitjes, krimit dhe korrupsionit.

Për këtë arsye një pjesë e mirë e sipërmarrësve në këtë fushë, reflekton kulturën e rrugës, të cilën e përcjell në turizëm, pasi e kanë të vështirë të bëhen njerëz.

Koret e komentuesve në rrjete sociale që shoqërojnë stereotipizimet ndaj turistëve janë shpesh përforcues të këtij fenomeni nga ajo kategori shqiptarësh që reflekton pikërisht kulturën e të fortit.

Next Post

Drama në showbiz-in grek: Këngëtari i famshëm mbyllet në spital psikiatrik pa patur asnjë problem!Akuza të rënda ndaj motrës dhe babait për pasurinë

Edhe Amerika, që njihet si mamaja e reformës së drejtësisë sonë, refuzon të njohë SKY ECC si provë

Kushtet e Putinit: Çfarë dëshiron në të vërtetë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved