• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Paketa anti “KÇK” do jetë gati shumë shpejt: Ja kush do jenë 4 njësitë e posaçme në Policinë e Shtetit që do luftojnë korrupsionin

January 12, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një analizë me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë dhe drejtuesit qendrorë, për rezultatet e vitit që lamë pas, problematikat, si dhe u diskutuan prioritetet për vitin 2020. Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, vlerësoi arritjet e një viti të tej-ngarkuar për Policinë e Shtetit, ku u garantuan parametrat e sigurisë dhe rendit publik.

Mes 12 qarqeve u evidentua puna parandaluese e Policisë së Kukësit, që nuk evidentoi asnjë vrasje për vitin 2019. Ministri Lleshaj renditi në fund të mbledhjes prioritetet kryesore për 2020, me fokus të veçantë luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurinë rrugore. Ai tha se shpejt do të jetë gati dhe miratohet paketa e njohur si “KÇK”.

“Krimi i organizuar është prioriteti numër 1. Personat, që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit të organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, në qoftë se janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: – Ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti. Prioriteti numër 2, siguria rrugore! Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve”, tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm shtoi se për t’u përballur suksesshëm me zhvillime e fenomene të reja të krimit, do të ngrihen 4 njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë. “Do të bëjmë ndryshime të rëndësishme krahasuar me vitin e kaluar. Do bëjmë ndryshime në strukturë, e para. Do të krijojmë Njësi të specializuara për të luftuar ato fenomene kriminale, të cilat kërkojnë specializim. Do të krijojmë njësi të reja, të cilat do të jenë: “Njësia E”, që është Krimi Ekonomik. Njësia tjetër do të jetë “Njësia I”, informacioni, inteligjenca. Këtu kërkohet dhe do të bëhet ndryshim thelbësor. E treta, është “Njësia C”, e Krimit Kompjuterik. Është krijuar në fakt struktura “Njësia K”, që ka të bëjë me kapjen e personave në kërkim”, tha Lleshaj.

Next Post

Instituti Studimeve Politike i financuar nga Soros zbardh studimin për deputetët armiq brenda PS: Kush janë të mërziturit me Ramën?!

Gjykata Kushtetuese rrezikon të shkojë sërish drejt ngërçit: Të njëjtët emra shfaqin interes për 3 vendet vakante?! Zbardhet lista

Incident i rëndë diplomatik/ Po hynte tek berberi, arrestohet ambasadori britanik (Foto)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved