• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pamje mahnitëse nga Bredhi i Sotirës, Rama: Parku Natyror ku mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta

February 1, 2024
in Metro

Kanë kaluar dy vite nga shpallja e Bredhit të Sotirës ‘Park Natyror’. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje mbresëlënëse nga kjo zonë.

Rama shkruan se në këtë park mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta, duke dhuruar peizazhe të shumëllojshme në çdo stinë.

“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e Bredhit të Sotirës në Dropull që feston përvjetorin e shpalljes “Park Natyror” me një sipërfaqe të rritur ku mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta, duke dhuruar edhe peizazhe të shumëllojshme në çdo stinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Zona e Mbrojtur “Bredhi i Sotirës” është mahnitës në çdo stinë veçanërisht në vjeshtë. I ndodhur në njësinë Administrative “Dropull i Sipërm”, kjo zonë shtrihet në një sipërfaqe prej 1740 ha dhe konsiderohet si një perlë të natyrës shqiptare, qoftë nga pikëpamja ekoturistike si dhe nga ajo shkencore.

Për të shkuar në “Bredhin e Sotirës” përshkohet rruga nacionale Gjirokastër – Llongo – Sotirë. “Bredhi i Sotirës” është një libër i hapur botanik, ku në të mund të shikosh të gjitha katet e bimësisë me shtrirje vertikale, që nga shkurret mesdhetare me marenë dhe prrallin, dushqet e ndryshme gështenjën dhe bredhin e Maqedonisë si lloj kryesor dhe deri te kullotat alpine të Stugarës dhe të Murganës.

Terreni ka një larmi formash gjeomorfologjike ku në pjesën e sipërme ka shpate me pjerrësi shumë të madhe dhe shkëmbinj të thepisur, të cilat përbëjnë një peizazh të mrekullueshëm turistik. “Bredhi i Sotirës” ofron pamje magjepsëse në çdo stinë, gjelbërimin e pranverës, freskinë e verës, kontrastin e ngjyrave të vjeshtës dhe dëbora në dimër që mbulon majat e Murganës dhe Stugarës.

Next Post

VIDEO/ Liverpool nuk lë Manchester Cityn t’i afrohet, Armando Broja “ngroh” stolin te Chelsea

Elvira Diamanti: Para ’90-së kishte lezet, nuk na detyronte njeri të xhironim skena të sikletshme me zhveshje apo puthje

Me lot në sy dhe nostalgji! Vajza e Hajrie Rondos: Nuk i kam parë më filmat e mamit, që kur u nda nga jeta 7 vite më parë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved