• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Paralajmërimi i Angela Merkel: Europa mund të shkatërrohet

May 27, 2025
in Bota

Europa mund të shkatërrohet. Është ky parashikimi i zymtë që ka bërë ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në prezantimin e librit të saj me kujtime, të titulluar “Freedom”.

Ish- zonja e hekurt ka thënë se shtrëngimi i politikave të migracionit dhe kufijve në nivel kombëtar mund të kërcënojë seriozisht mbijetesën e Bashkimit Evropian, duke komentuar lëvizjet e fundit të Berlinit për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve.

“Nuk besoj se mund ta luftojmë me vendosmëri migracionin e paligjshëm në kufirin gjermano-austriak ose gjermano-polak… Gjithmonë kam qenë në favor të zgjidhjeve evropiane”, tha Merkel, duke komentuar masat e miratuara së fundmi nga kabineti i kancelarit Friedrich Merz.

Masat e reja, të cilat u prezantuan nga Ministri i Brendshëm gjerman në fillim të majit, ndalojnë paraqitjen e kërkesave për azil në të gjitha kufijtë tokësorë të Gjermanisë.

Kjo është një kthesë e mprehtë nga politika e hapur e vitit 2015, e cila u zbatua më pas nga Merkel. Përjashtime bëhen vetëm për fëmijët, gratë shtatzëna dhe kategoritë e tjera vulnerabël.

Merkel vlerësoi se ky vendim vë në pikëpyetje lirinë e lëvizjes brenda BE-së dhe stabilitetin e zonës Shengen, e cila lejon udhëtimin pa viza në shumicën e shteteve anëtare. “Nëse kjo praktikë vazhdon, mund të dëshmojmë shpërbërjen e Evropës”, paralajmëroi ish-kancelarja.

Politika e dyerve të hapura e Merkelit e vitit 2015 u kritikua ashpër kur më shumë se një milion refugjatë hynë në Gjermani gjatë krizës së emigrantëve.

Sot, Gjermania mbetet destinacioni kryesor për azilkërkuesit brenda BE-së – vetëm në vitin 2023, u paraqitën më shumë se 237,000 aplikime, një e katërta e totalit në nivel të Unionit.

Kancelari aktual Friedrich Merz premtoi të shtrëngojë kontrollet kufitare gjatë fushatës përpara zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit, në një kohë kur Alternativa për Gjermaninë (AfD) e krahut të djathtë ka parë një rritje të fortë të mbështetjes për politikat e saj anti-imigracion.

Next Post

Kievi merr dritën jeshile: Leje të godasë thellë brenda Rusisë! Kancelari Merz: Nuk do ketë më asnjë kufizim! Kremlini: Vendim i rrezikshëm

Ha,ha, ha çfarë humori! Berisha pret në takim Eminenë që punon në Ministrinë e Jashtme Kroate: E njoha me narkoshtetin e Shqipërisë

Amerika foli…dhe uroi!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In