• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Paralajmërimi për notë verbale, ministri Vulin i përgjigjet ashpër Ramës: Kërkoi falje Serbisë, ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte…

October 7, 2020
in Aktualitet, Debat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi ditën e djeshme se Ministria e Punëve të Jashtme ftoi ambasadorin e Serbisë në Tiranë për t’i dorëzuar një notë verbale, pas deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Rama tha se nuk do të tolerojë asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

“Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministrit apo kryeministrit të Shqipërisë. Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësisht natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj dot, ta mbaj ai që e ka atje dhe t’i kërkojë ndjesë Shqipërisë“, tha Rama.

Menjëherë pas kësaj, Vulin i bëri thirrje Ramës që t’i kërkojë falje Serbisë.

“Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja”, tha Vulin në një deklaratë të botuar më 6 tetor në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai vlerësoi gjithashtu, siç e quajti, se “aksidenti që do të shkaktohej nga ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte aksidenti i të gjithëve në Ballkan dhe deklaroi se do të luftonte kundër.

Në muajin e fundit, gjashtë deklarata u botuan në faqen e internetit të Ministrisë Serbe të Mbrojtjes në të cilën Vulin, i quajti ata “Shiptars”, duke injoruar vendimin e gjykatës në Serbi sipas të cilit termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

“Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama, por kjo është çështje e Shqipërisë, dhe katastrofa që një “Shqipëri e Madhe” do të bënte në Ballkan është fatkeqësia e të gjithë neve që jetojmë në Ballkan, dhe kjo është arsyeja pse unë do të luftoj”- thotë deklarata e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Next Post

Kryeministri Rama i sfidon të gjithë, publikon të dhënat që hedhin poshtë zërat kritikë për qeverinë e tij: Këtu do të gjeni përgjigjen e pyetjes se...

Meta e humbet fare, ngjall sërish të vdekurit dhe sulmon të atin e Ramës, godet Yuri Kim dhe flet për luftë me mazhorancën

Thellohet konflikti, PS gati të rinisë punën për shkarkimin e Metës: Deputetët kërkesë Ramës të fillojnë hetimet për çeljen e fushatës nga presidenti

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved