Opozita i ka dërguar një letër PS-së për të mbledhur sa më parë Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.
Takimi mes palëve do bëhet ditën e diel ose të hënë. Duhet thënë se ky është një ndryshim i madh brenda 24 orëve nga opozita, e duket se ka ndikuar edhe presioni i bërë nga Bashkimi Evropian.
Opozita shkruan se është e angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme, kurse deklaratat për vendime të njëanshme, sipas saj synojnë ngërç artificial politik.
Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili shkruajnë se “opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për përmbushjen e këtij kushti për hapjen e negociatave me BE dhe për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ky ka qenë angazhimi ynë i përditshëm, duke i vlerësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themelin e demokracisë, dhe procesin e integrimit evropian si prioritet kombëtar.”
Se sa e vërtetë është këtë e dinë qytetarët shqiptarë, jo lehsit pa asnjë mandat.