• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pas SHBA, pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi rreshtohet dhe Bashkimi Europian, bien alibitë e Sali Berishës dhe LSI

August 11, 2018
in Aktualitet, Diaspora

Ndërkombëtarët kanë rrëzuar alibitë e të gjithë atyre personave që kundërshtojnë ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi. Pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rreshtuan pro rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa dje në një linjë ka dalë dhe Bashkimi Europian. Dje ka folur për mediat zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin, i cili ka deklaruar se BE mbështet çdo nismë paqësore. “Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri”, tha ai.

I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për ndarje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ai ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pasur bisedime intensive dhe produktive mbi kornizën e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe se janë pajtuar për intensifikimin e punëve. Martin ka shtuar gjithashtu se më 18 korrik, Vuçiç dhe Thaçi kanë shqyrtuar përparimin e arritur dhe janë pajtuar të takohen sërish në fillim të shtatorit”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për synim ka nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’ju ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Evropës”, ka thënë Martin. Dy ditë më parë një reagim për këtë çështje pati nga Departamenti Amerikan i Shtetit. DASH sqaroi se kërkon nga Serbia dhe Kosova që të arrijnë një marrëveshje të zbatueshme me qëllim që në rajon të ketë qëndrueshmëri. “Politika e kësaj administrate është e qëndrueshme: thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Evropian si lehtësues. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët. Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Reagon Daçiç

Ditën e djeshme ka reaguar dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Ia ka thënë se është pro rishikimit të kufijve dhe ka sulmuar ata që janë rrethuar kundër. “Ata që thonë se nuk duhet të ketë ndryshim kufijsh duhet të kenë turp. Ata që na kanë bombarduar neve për të rrënuar kufijtë tanë janë hipokritë. Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe tani thotë se nuk ka ndryshim kufijsh”, tha Daçiç. Pas një takimi me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, Daçiç kujtoi edhe një herë se ai ka folur hapur për ndarjen si zgjidhje të vetme për Kosovën, e për Rusinë – sipas tij, – është e pranueshme çdo gjë që është e pranueshme edhe për Serbinë.

Bien alibitë e PD-LSI

Të vetmit që janë rrethuar kundër ndryshimit të kufijve janë Sali Berisha, Ramush Haradinaj dhe petrit Vasili i LSI. Por teksa SHBA e BE tani po dalin pro rishikimit të kufijve po bien të gjitha alibitë e opozitës shqiptare. Është bërë gjithmonë traditë që politikanët tanë duan të bëhen protagonistë dhe për çështjet rajonale, pro dje BE u ka dhënë një goditje mjaft të fortë./Kliti TOPALLI

Next Post

“Ishte kujë e zezë kur gjeta të voglin”, gjyshi i vrasësit tregon masakrën: Si i mblodha trupat (Video)

Vrasësi i Selenicës produkt i kësaj shoqërie e vendi të çmendur!

Pse shqiptarët vrasin vetëm familjarët dhe asnjëherë qeveritarët?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved