• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pas shumë debatesh, KQZ rrëzon kërkesën e PD-LSI: Opozita ndalohet të ketë komisionerë në zgjedhje

May 24, 2019
in Aktualitet, Debat

Debate të forta në mbledhjen e radhës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është rrëzuar kërkesa për regjistrimin e komisionerëve të PD dhe LSI në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Me 4 vota kundër dhe 1 pro është rrëzuar kërkesa e opozitës, duke e përjashtuar kështu nga procesi zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit. Në përfundim të mbledhjes, Kaso tha se PD do të ndjekë rrugën ligjore.

“Është një e drejtë që na buron nga e drejta kushtetuese. Pika 5 e Kushtetutës e detajon që një parti parlamentare ka të drejtë të çojë anëtarët e saj në KQZ, 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, dhe KQZ është e detyruar t’i pranojë. Paligjshmëritë janë të paimagjinueshme. Mazhorancën e ka zënë tmerri. Edhe kur garon e vetme, manipulon dhe vjedh. Do t’i ndjekim hap pas hapi të gjithë atë që parashtron ligji. PS ka 4 anëtarë të propozuar në kundërshtim me ligjin.” – u shpreh Kaso.

Gjatë mbledhjes nuk mungoi debati, ku Ivi Kaso, përfaqësues i PD në KQZ tha se PD ka të drejtë të ketë komisionerë dhe listoi shkeljet që sipas PD, KQZ ka bërë me regjistrimin e Partisë Bindja Demokratike.

Ai shkoi edhe më tej, kur tha se anëtarët e KQZ janë kërcënuar që të mos lejojnë regjistrimin e komisionerëve të opozitës jo-parlamentare.

Kaso iu bëri thirrje që të regjistrojnë komisionerët, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore. Kjo për Denar Bibën, anëtar të KQZ, ishte një shantazh i rëndë.

Debatet në KQZ:

Ivi Kaso: Opozitë fasadë për të zëvendësuar opozitën e vërtetë. Është një proces zgjedhor i mbushur me paligjshmëri, që në më shumë se gjysmën e bashkive ofron një kandidaturë të vetme. Eksponentë të mazhorancës kanë kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë komisionerët tanë. Anëtarët e KQZ të mos bien pre e presioneve. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji, do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës. Ligji është i qartë dhe nuk mund të bëhet objekt debate.

Denar Biba: Na shantazhove. Ishte shume e rëndë dhe e ulët. Është hera e parë…

Ivi Kaso: 30 ditë përpara zgjedhjeve kemi të drejtë të plotësojmë vakancat. Duhet të monitorojmë procesin zgjedhor. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë. Krijojnë përshtypjen sikur do të ketë zgjedhje. Ky kryeministër nuk garanton dot zgjedhje as kur garon e vetme. Ne po ushtrojmë një të drejtë ligjore për komisionerët.

Eridjan Salianji, PS: I do për të bërë detyrën, apo si vëzhgues?

Kaso: Duam anëtarë në KZAZ, kjo është e qartë. Kandidaturat tona janë serioze. Me eksperiencë të mëparshme zgjedhore

Salianji: Procesi zgjedhor ka afate. Që të jesh subjekt zgjedhor duhet të jesh regjistruar. Pastaj të lindin të drejtat për marrjen pjesë në proces.

Kaso: Komisionerët përcaktohen përpara se partitë të regjistrohen në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka refuzuar miratimin e komisionerëve të PD dhe LSI për KZAZ-të.

Next Post

Sipas Dules, një v.rasës apo një k.riminel nuk mund të dënohet kur është minoritar grek

Bujar Leskaj rikthehet me njollë në KLSH pasi shkel ligjin me të dyja këmbët, një herë pasi lëshoi kompetencat dhe një herë kur i rimori

Kosova kërcënon me taksë 100% edhe Shqipërinë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved