• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pasi hodhi foshnjën e porsalindur në lumin Kir të Shkodrës, 32-vjeçarja e arrestuar në gjendje shoku: E mbështolla me batanije dhe e …

January 8, 2023
in Kronike

Orjana Gremi, 32-vjeçarja e arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje, pasi ka braktisur foshnjën e saj 7 ditëshe që gjeti vdekjen në lumin Kir, mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, në gjendje shoku.

Në deklarimin e parë pas arrestimit që ka mundur të japë për efektivët, ajo ndër të tjera ka treguar se djalin e saj të porsalindur, e ka lënë pranë lumit dhe ka ikur.

“E mbështolla me batanilje, e lashë aty dhe u largova”, mëson të ketë thënë e reja e arrestuar.

“S’kisha mundësi ta mbaja”, ka dëshmuar ajo.

E reja kishte dalë nga materniteti më 4 janar, ndërsa foshnja ka ardhur në jetë më 30 dhjetor.

Policia tha se kishte marrë informacione se mbrëmjen e të premtes, 6 janar, se një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir.

Pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, foshnja e pajetë u gjet në vendin e quajtur Postribë.

Njoftim i Policisë:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Next Post

Merr fund “mbretërimi” antikushtetues i Vitore Tushës në Kushtetuese: Gjykata e Lartë thërret mbledhje të posaçme më 16 Janar

Kulisat brenda aleancës së Foltores: Sëmuret papritmas Berisha, refuzon të presë në takim Ilir Metën dhe Petrit Vasilin, krerët e PL përcillen me ceremoni...

"O bukuria Elisa mos t’u prishtë"! Politikanët ia marrin valles në Shkodër, nuk mungon Agron Çelaj (Video)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved