• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pasi Kim i prishi pazaret për bllokimin e shkarkimit, Meta merr në mbrojtje Berishën dhe akuzon ambasadoren se po shkel sovranitetin e vendit

September 18, 2021
in Aktualitet, Debat

Presidenti Ilir Meta i ka dalë dje në krah ish-kryeministrit Sali Berishë në luftën që ai ka nisur me SHBA dhe kryedemokratin Basha.

Pas një periudhe të gjatë heshtje, dje Meta u shfaq në media duke u rreshtuar krah aleatit të tij të vjetër, ndërsa sulmoi ashpër ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Meta e cilësoi Berishën si vera, duke e bërë të qartë se është krah tij në këtë betejë të ashpër. “Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime, sigurisht që nuk mund të rri të them, doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet”, deklaroi ai.

Meta sulmon Kim

Në deklaratën e tij të mbajtur nga Korça, Meta sulmoi dje hapur ambasadoren Kim. Teksa kjo e fundit dy ditë më parë shkoi në Kushtetuese ku prishi pazaret për të bllokuar shkarkimin e presidentit, ky i fundit ka akuzuar ambasadoren se po shkel sovranitetin e vendit me kërkesën për përjashtimin e Berishës. Sipas tij Berishën e ka votuar populli dhe duhet të respektohet ky vullnet. “Së pari, sovraniteti është respektim i vullnetit të qytetarëve. S’ka mbrojtës më të mirë të sovranitetit kombëtar se sa vetë sovrani vetë qytetari, sigurisht kur ai është i ndërgjegjshëm për votën e tij, kur e mbron, nuk e shet, nuk e tregton.

Sa i takon sovranitetit padiskutim që fjala kyç për dekadat që vjen është sovranitet. Që nuk do të thotë mospërmbushje të detyrave të Shqipërisë ndaj NATO ku jemi anëtar prej kohësh apo BE, ku dëshirojmë të anëtarësohemi. Me gjithë detyrimet tona në raport me institucione e organizata i kemi të fiksuar qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Besoj se në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve. Ata mos injorohen e përjashtohen më, mos vendosen para faktit të kryer, mos jenë më viktimë e arbitraritetit e kulisave që kanë kërkuar e kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë. Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa të tjerë do të ndodhin në të ardhmen”, tha Meta.

Qeveria e re dhe sjelljet e Metës

Por gjatë prononcimi të tij nga qyteti i Korçës, presidenti Ilir Meta ka konfirmuar edhe atë që ka paralajmëruar pak ditë më parë gazeta “SOT”, që raportet mes kreut të shtetit dhe kryeministrit Edi Rama janë qetësuar. I pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm të presë kryeministrin Rama për t’u betuar së bashku me ministrat e rinj në Presidencë, presidenti Meta theksoi se e pret në çdo kohë, ndërsa shtoi se kryefjala e tij është zbatimi i Kushtetutës në frymë dhe germë.

“E pres në çdo moment Ramën, i hapur për të respektuar Kushtetutën, qeveria duhet të fillojë punë sa më parë, sa më parë duhet të fillojë punë edhe opozita kundër qeverisë”, u shpreh ai. Nga ana tjetër ai premtoi se do sillet si president dhe nuk do ketë skena si para 25 prillit. “S’jemi për të interpretuar dhe të nxjerrë jashtë kontekstit çfarë kam thënë unë. Unë jam këtu për të respektuar Kushtetutën. Kam kërkesa për të dalë në studio për intervista, por e kam gjykuar të panevojshme një gjë të tillë pas 25 prillit.

I gjithë protagonizmi im s’ka qenë i kërkuar nga Meta, por i imponuar në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës. Në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të mazhorancës për të kapur çdo institucion në mënyrë të veçantë GJK. Për të kapur dhe Presidencën që para zgjedhjeve dhe për të krijuar një situatë të pashpresë, unë jam i detyruar të respektoj Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti të mos presë askush të mos marrë detyra më shumë. Shpresoj që opozita të përmbushë detyrat që parlamenti të jetë funksional”, nënvizoi presidenti Ilir Meta./RIGELS Seliman

Next Post

Kryeministri dhe ministrat e "Rama 3", betohen sot para Presidentit Ilir Meta

“Lufta” e tyre është lojë, shpërthen Murrizi: Berisha e Basha kanë dashur të kruhen aty ku u hante

Zbardhet misteri i zhdukjes së biznesmenit Davide Pecorelli, ja si e inskenoi ‘vdekjen’ e tij dhe kush e ndihmoi (ARSYEJA)

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved