Ish-strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka shënjestruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
LaCivita ka shpërndarë një editorial të Zëvendëskryetarit të Ilir Metës në Partinë e Lirisë, Agim Neshos, publikuar në Fox News, me titullin: – “Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit”.
Në këtë opinion të publikuar në median amerikane, Nesho shprehet ndër të tjera se “udhëheqësi shqiptar fitoi mandatin e katërt pavarësisht akuzave për korrupsion, ndërsa elitat evropiane bëjnë sikur nuk e shohin”.